Tetovari Omer Xhemali do të drejtojë Klinikën e Kirurgjisë së zemrës në Zürich

Nga Redaksia 25.07.2018 08:56

Tetovë, Sarajevë, Frankfurt, Zürich: Në biografinë e dr. Omer Xhemalit pasqyrohet një pjesë e historisë së shqiptarëve të Ballkanit. Nga 1 shtatori ky mjek shqiptar do të udhëheq njërën prej klinikave më të rëndësishme të sëmundjeve të zemrës në Europë – klinikën e spitalit Triemli në Zürich.

Kur babai i Omer Xhemalit u përpoq ta regjistrojë të birin e tij në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në vitet ’80, dekani maqedonas i kërkoi një favor. Ky favor quhej: një veturë «Golf». Prindërit e Omer Xhemalit ishin arsimtarë, ata arsimonin dhe edukonin brezat e rinj – dhe nuk pranuan të paguajnë ryshfet, sepse kështu do të ishin shembull i keq. Kjo përvojë e pakëndshme me burokracinë e Shkupit ndikoi që Omer Xhemali të kërkojë një vend tjetër për të studiuar mjekësinë: shkoi në Sarajevë, një qytet i hapur edhe për studentë shqiptarë.

Por, sapo filloi studimet, kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës u rrethua nga forcat serbe. Omer Xhemali përjetoi përpjekjet e fundit të qytetarisë së Sarajevës për të mbrojtur qytetin, edhe vetë mori pjesë në protestat paqësore kundër luftës. Kur lufta u bë realitet i përgjakshëm, ai u largua nga Sarajeva – me një avion të OKB-së. Në avion s’kishte më vend për t’u ulur dhe mjeku i ardhshëm qëndroi në këmbë.

Nga 1 shtatori i këtij viti dr. Omer Xhemali, njëri prej kirurgëve më të njohur të zemrës në hapësirën gjermanofone, do të drejtojë Klinikën e Kirurgjisë së Zemrës në Spitalin Triemli në Zürich. Këtë e ka bërë të ditur gazeta «Tages Anzeiger» në numrin e së hënës. Nga fshati Tearcë e Tetovës, ku u lind para 48 vitesh në një familje arsimtarësh, deri te posti më i rëndësishëm i kirurigjisë së zemrës në Zürich ishte një rrugë e gjatë, e cila e pasqyron një pjesë e historisë së shqiptarëve të Ballkanit.

Pas Sarajevës Xhemali studioi mjekësinë në Universitetin Johannes Gutenberg në Mainz (mes viteve 1993-2000). Po në vitin 2000 u promovua si doktor i mjekësisë me vlerësimet më të larta – magna com laude. Mes viteve 2001-2009 dr. Omer Xhemali punoi si mjek specialist i sëmundjeve të zemrës në njërën prej qendrave më të mira të mjekësisë në Europë, në Universitetin Johann-Wolfgang-von-Goethe në Frankfurt, ku, mes tjerash, mori titujt kryemjek dhe docent privat.

Që nga viti 2009 Xhemali punon në Zürich si zëvendësdrejtor i Klinikës së Zemrës. Ai është anëtar i disa shoqatave të rëndësishme të sëmundjeve të zemrës dhe është shpërbyler me çmime të rëndësishme mbi hulumtimet shkencore. Deri në vitin 2016 ai ka publikuar mbi 60 punime në revista ndërkombëtare me impakt të lartë shkencor. Në vitin 2015 Universiteti i Tetovës i ka akodruar dr. Omer Xhemalit titullin «doktor nderi»./DialogPlus/

Nga Redaksia 25.07.2018 08:56
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.