Akullore me shalqi. Kosto e ulët, shije që s\'ka të sharë!

Nga Redaksia 23.07.2018 09:17

Duke ditur që shalqirin e konsumoni jashtëzakonisht këtë periudhë, Shije vendosi t’ju japë recetën e përgatitjes së akullores me të.

Kostoja është e ulët dhe ju mund ta bëni sa herë të keni nevojë. Edhe për qerasje nuk është një ide e keqe.

Përbërësit: 

  • 2.5 kg shalqi
  • 150 gr sheqer
  • 80 gr niseshte
  • 1 lugë çaji kanellë pluhur
  • 3-4 lugë gjelle qitro (e sheqerosur në copa)
  • 2-3 lugë gjelle çokollatë (në copa)
  • 1 lugë gjelle ujë trëndafili (ose ujë jasemini)

Përgatitja: 

  • Shalqiri pastrohet nga lëkura e farat dhe kalohet në mikser për t’u bërë masë homogjene. Kjo masë kalohet në tenxhere, përzihet me sheqerin, niseshtenë dhe lëngun e aromatizuar.
  • Vendoset në zjarr dhe përzihet shpesh, pasi lëngu të fillojë të ziejë ulet temperatura duke llogaritur 4 deri 5 minuta zierje.
  • Pasi hiqet nga zjarri hidhet kanella dhe më pas shtohen frutat e sheqerosura dhe çokollata.
  • Përmbajtja hidhet në një formë për puding dhe vendoset në frigorifer  për disa orë.
  • Vendoset xhelatina në një pjatë, e cila sipas dëshirës mund të zbukurohet me lule jasemini dhe më pas shërbehet.

Nga Redaksia 23.07.2018 09:17
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.