5 mënyrat me të cilat teknologjia digjitale po ndryshon fëmijërinë

Nga Redaksia 23.07.2018 09:04

Janë të shumta kritikat që vijnë në drejtim të mënyrës sesi smartfonët po ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve. Madje kur edhe veteranët e teknologjisë si themeluesi i Napster, Sean Parker, bashkohen me zërin e kritikave, atëherë qartazi duket se do të vijnë ndryshime.

Në 2017, Parker paralajmëroi se mediat sociale “ndryshojnë dukshëm marrëdhënien tuaj me shoqërinë, me njëri-tjetrin ..”.

Këshilli i Evropës kohët e fundit ka nxjerrë rekomandime për të drejtat e fëmijëve në mjedisin digjital, duke u bazuar në kuadrin ligjor të DPPM-së, i cili përcakton kufijtë e pëlqimit të fëmijëve për përdorimin e të dhënave të tyre.

Ka më shumë vetëdije se kurrë se teknologjia në fëmijëri duhet të kontrollohet si duhet nga të dyja palët, qeveria dhe prindërit.

Për t’ju ndihmuar të kuptoni disa nga çështjet e përfshira, këtu janë pesë mënyra në të cilat ekrani po riformulon jetën e fëmijëve.

  1. Ndryshimet fizike

Mbizotërimi i teknologjisë që në vitet e hershme  – një e pesta e fëmijëve të moshës tre dhe katër vjeçare kanë tabletët e tyre.

Shfaqja e obezitetit, dhimbjeve të shpinës, qafës dhe të tjera si këto kanë një shkaktar të përbashkët, teknologjinë.

Por me rritjen e numrit të aplikacioneve dhe pajisjeve që mundësojnë monitorimin e niveleve të aktivitetit fizik, në arrijmë sërish në të njëjtën pikë, përdorimi I një zgjidhje që gjithashtu është dixhitale.

  1. Ndikimi në tru

Dizajni i tërheqës i shumë videove dhe aplikacioneve ndikon në  trurin e fëmijëve. Shumë prej tyre janë të strukturuara rreth shpërblimeve, të cilat rregullisht japin stimuj, duke nxitur vazhdimin e lojës.

Funksionet Autoplay në YouTube dhe uebfaqe të tjera video përforcojnë këto ritme. Si një zgjidhje e mundhshme shihet fikja e funksionit Autoplay duke shmangur nxitjen ndaj fëmijëve

  1. Hapësirë, jo kohë

Mes gjithë këtyre ndikimeve vlen të kujtohet se ndoshta teknologjia po i bën fëmijët të ndryshëm nga ne. Edhe studimet e hershme të efekteve të videove treguan se ata përmirësuan arsyetimin hapësinor.

Ndërkohë që aftësitë verbale, argumentet logjike dhe përqëndrimi i vëmendjes mund të kërkojnë më shumë inkurajim jashtë linje, shumica e të vegjëlve do të përfitojnë nga koordinimi i përshpejtuar i syve dhe aftësitë për njohjen e imazhit, si dhe shkathtësia e përgjithshme digjitale që tani është thelbësore për t’u rritur.

  1. Përcaktimi i fëmijërisë

Një tjetër aspekt në të cilin  epoka digjitale po shtrin efektin e saj , është edhe tronditja  kufijve të jetës. Ndërsa viti i parë i shkollës së mesme mund të konsiderohet si një moshë e paracaktuar për një fëmijë për të marrë smartphone e parë, 39% e 8 deri 11-vjeçarëve tashmë i kanë ato.

Hyrja në botën e mediave sociale papritur u jep fëmijëve të papjekur një hapësirë ​​relativisht të pavarur në të cilën të provojnë “sjellje të rrezikshme” që ata nuk mund të kuptojnë ose të përballojnë domosdoshmërisht, sipas raportit të 5Rights.

Përplasja mes grupmoshave të papërshtatshme dhe sjelljeve që sjell media sociale do të thotë që fëmijët dhe të rriturit duhet të kuptojnë përgjegjësitë e tyre përkatëse nën kompaktin e ri dixhital.

  1. Ndikimi në shëndetin mendor

Ka pasur shumë diskutime për ndjenjën në rritje të pamjaftueshmërisë dhe vetmisë të nxitur nga mediat sociale dhe ndikimin e saj në shëndetin mendor të të rinjve.

Adoleshentët që shpenzojnë më shumë se tre orë në ditë në internet kanë 35% më shumë gjasa të jenë në rrezik vetëvrasjeje, sipas një studimi të fundit të SHBA.

Dekada e fundit ka parë një ndërgjegjësim në rritje dhe ndjeshmëri ndaj çështjeve të shëndetit mendor.

Pjesa më e madhe e këtij diskutimi po mbahet nga të rinjtë në mjedisin që është më I natyrshëm – si dhe diskret për ta: interneti.

Nuk ka asnjë dyshim se kufiri i ri dixhital po redukton në mënyrë drastike fëmijërinë, duke kërcënuar trupat dhe mendjet e ndjeshme.  

Por ndoshta ne mund t’i përmbushim këto sfida nëse ato trajtohen në frymën e parimit origjinal të internetit: diskutim i lirë dhe i sinqertë. /PCWorld Albanian

 

 

Nga Redaksia 23.07.2018 09:04
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.