Arifi: Lugina e Preshevës pjesë shumë të rëndësishme e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Lokale

Arifi: Lugina e Preshevës pjesë shumë të rëndësishme e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

18.Jul.2018 08:18
0
Në fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të jenë të përfshirë edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës.

E një mundësi e tillë është aktualizuar në masë të madhe kohëve të fundit pas fillimit të takimeve mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq, takime këto që shënojnë fillimin e fazës finale të dialogut mes dy vendeve, shkruan lajminet.

Lidhur me këtë çështje, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë  se ka shumë arsye se pse sipas tij Lugina e Preshevës duhet të jetë e përfshirë në këtë dialog.

Sipas tij, arsyeja e parë është vetë prezenca e serbëve të Kosovës në dialog përmes drejtorit të të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Unë prej më shumë se një vit e mbroj qëndrimin që Lugina e Preshevës të jetë në dialogun në Bruksel. Ka shumë arsye, e njëra ndër to është që vetë prezenca e serbëve të Kosovës në këtë dialog përmes Gjuriqit e bën të domosdoshme që të jetë edhe dikush prezent nga Lugina e Preshevës”, u shpreh Arifi.

Tutje, si arsye të dytë Arifi jep edhe stabilitetin e një marrëveshje afatgjate, me luginën e Preshevës si një pjesë shumë të rëndësishme të marrëdhënieve fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë.

“E dyta është për arsye të stabilitetit të marrëveshjes afatgjate, që të kemi një marrëveshje e cila prej në start e ka përfshi alokimin e Luginës së Presheveës në këtë dialog, dhe në këtë zgjidhje e marrëveshje e cila po bëhet mes Kosovës dhe Serbisë, e jo t’i imponohet si njërës apo tjetrës palë , një marrëveshje e cila është arrit ku ne nuk kemi qenë pjesëmarrës”, shtoi Arifi

Siç thotë Arifi, përfshirja e Luginës së Preshevës është më se e logjikshme.

“Lugina e Preshevës është e rëndësishme në marrëdhëniet fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë, e ka logjikën e vet që edhe Lugina të jetë pjesë e marrëveshjes, nëpërmjet asaj që e bën përfshirjen preventive dhe jo të imponuar pa të që të arrihet një marrëveshje e tillë”, deklaroi Arifi.

Kryetari i Preshevës tha se qëndrimet e tij, përveq në Kosovë janë të ditura dhe në Serbi tash e një kohë të gjatë.

Vlen të theksohet se dy presidentët, i Kosovës dhe ai i Serbisë, do të takohen për herë të tretë këtë vit, dhe për herë të dytë në kuadër të fazës finale të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Komuna e Bujanoci fushatë sensibilizuese për fëmijët me aftësi të veçanta
E vetmja zgjidhje afatgjate për Luginën e Preshevës, parimi i reciprocitetit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration