Vuçiq: Nuk brengosem për deklaratat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Lokale

Vuçiq: Nuk brengosem për deklaratat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

15.Jul.2018 11:40
0
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ai nuk brengoset shumë për deklaratat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, por thotë se është i shqetësuar me obsesionin e Prishtinës për veriun e Kosovës.

Vuçiq, duke komentuar deklaratën politike të Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët kërkuan që shqiptarët e Luginës të gëzojnë të drejtat e njëjta me serbët në Kosovë dhe të përfshihen në dialogun e Brukselit, u tha gazetarëve se shpesh vijnë deklarata të ndryshme, por ato nuk i bëjnë përshtypje.

“Me brengos fakti kur dakordohemi për diçka në Bruksel,  kurse dola i lumtur nga raundi i fundit , sepse në vendin tonë nga ngjarjet e shumta nuk keni kohë të analizoni çfarë ka ndodhur, dhe  thashë se është mirë të flas me ju, sepse mendoj se me këtë kemi mbrojtur sigurinë e popullit tonë në veri. Kushti im për bisedë ishte i qartë dhe u thashë shqiptarëve dhe evropianëve se kushti i Serbisë është të mos ketë sulm ndaj serbëve, të mos ketë tentim për marrjen e territorit në veri dhe arrestime sipas qejfit të dikujt”, tha Vuçiq, pas takimit me kryetarin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, përcjell Telegrafi.

Vuçiq tha se “shqiptarët brenda një dite arrestuan pesë serbë me autoritet nga Anamorava, të cilët e mbajnë komunitetin serb nga Ropotova deri në Ranillugu dhe Novobërdë”.

“Këta janë njerëzit më të mirë. Atë ditë nuk kam folur, kisha frikë që reagimi të mos ishte shumë i ashpër dhe të mos shkojë në një drejtim tjetër. Kam porositur se në qoftë se nuk lirohen deri në mesnatë, ata mund ta harrojnë vazhdimin e dialogut, por edhe në përndjekjen e popullatës serbe. Obsesioni i tyre i vetëm është veriu i Kosovës, dhe këtë e dimë sepse ne kemi shërbimet tona që merren me këtë dhe kemi njerëzit që përcjellin këtë”, theksoi Vuçiq, duke shtuar se pas kësaj menjëherë u liruan pesë të arrestuarit.  /Telegrafi/

 

 

Kamberi: Lugina e Preshevës, burim që gjeneron kriza (video)
Përkujtohet grushteti i Turqisë në Tiranë, pjesëmarrës edhe nga Lugina e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration