Ulje rekorde e numrit të të papunëve në Zvicër

Nga Redaksia 11.07.2018 10:50

Një total prej 106'579 njerëz janë regjistruar si të papunë në qershor në qendrat rajonale të punësimit (RAV). Kjo është 2.6 për qind më pak se në muajin e kaluar dhe një e pesta më pak se vitin e kaluar.

2.4 përqind e fuqisë punëtore u regjistruan si të papunë gjatë muajit qershor. Norma ka rënë në nivelin më të ulët në dhjetë vjetët e fundit. Rregullimi sezonal ka bërë që norma e papunësisë mbeti në 2.6 për qind.

Një total prej 106’579 njerëz janë regjistruar si të papunë në qershor  në qendrat rajonale të punësimit (RAV). Kjo është 2.6 për qind më pak se në muajin e kaluar dhe një e pesta më pak se vitin e kaluar, siç njoftoi Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), shkruan albinfo.ch.

Numrat nuk janë befasi. Shumica e ekonomistëve të intervistuar kishin pritur një kuotë prej 2.4 për qind, vetëm ekonomistët e UBS pritnin 2.3 për qind. Me kuotën e rregulluar sezonale, ekspertët parashikuan 2.6 deri 2.7 përqind.

Si ekonomia e mirë ashtu edhe zhvillimi sezonal kanë kontribuar në nivelin më të ulët në këtë dhjetëvjeçar. Nga marsi deri në maj, një sistem i ri i regjistrimit të automatizuar kishte shkaktuar mospërputhje në të dhëna. Në qershor, futja e sistemit të ri tashmë ka përfunduar, shkruan SECO, përcjell albinfo.ch

Numri i të papunëve të rinj ka shënuar rënie me 1.5 përqind në qershor krahasuar me muajin paraprak dhe me 23.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Në total, 10,737 ppersona nga 15 deri në 24 vjeç u regjistruan si të papunë. Kjo rezulton me një normë papunësie prej 1.9 përqind. Numri i të papunëve mbi moshën 50 vjeç u ul me 2.9 për qind krahasuar me muajin maj dhe me 14.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Shkalla e papunësisë së tyre është 2.3 për qind.

Më shumë vende të lira të punës janë gjithashtu të disponueshme për të papunët: numri i vendeve të lira të regjistruara është rritur me 10.9 për qind krahasuar me vitin paraprak në 16.854. Brenda një viti, ato u rritën me më shumë se një të tretën.

 

Nga Redaksia 11.07.2018 10:50
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.