Për transferimin e Ronaldos, reagon edhe ikona e futbollit Pele

Nga Redaksia 11.07.2018 10:47

Lajmi i djeshëm për transferimin e Cristiano Ronaldo nga Reali i Madridit te Juventusi, ka bërë bujë të madhe dhe ka shkaktuar reagime gjithandej.

Vendimi i Cristiano Ronaldos për t’i dhënë fund eksperiencës 9-vjeçare te Real Madridi dhe kalimi i tij te kampionët e Italisë, Juventusi, është veprimi i duhur sipas legjendës së futbollit, brazilianit Pele.

Ronaldo ra dakord për një kontratë katërvjeçare me “Zonjën e Vjetër”, për të kompletuar një transferim prej 100 milionë eurosh të martën.

Kapiteni i Portugalisë tha se dëshiron të fillojë një “cikël të ri” në karrierën e tij, në moshën 33-vjeçare, pasi ka fituar katër tituj të Champions League në pesë vitet e fundit në Madrid.

Pele, i cili kaloi 18 vite te skuadra braziliane Santos, para se ta përfundonte karrierën e tij me New York Cosmos, thotë se e kupton vendimin e CR7.

“Urime, Cristiano!”, shkroi ikona e Brazilit në Twitter.

“Ishte e vështirë edhe për mua të bashkohesha me një skuadër tjetër pas kaq shumë kohësh te Santosi, por bëra veprimin e duhur. Kampionët si Ronaldo kurrë nuk lodhen me sfida të reja”, deklaroi Pele.

Në të vërtetë, Ronaldo tregoi se ishte duke e konsideruar një sfidë të re qysh në muajin maj, pasi Real Madridi e mundi Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve. /Insporti.com

Nga Redaksia 11.07.2018 10:47
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.