Zvicër: Shfaqet premiera "Wer bist du "“ Cili je ti" me regjisorë dhe aktorë nga Lugina (foto)
Lokale

Zvicër: Shfaqet premiera "Wer bist du "“ Cili je ti" me regjisorë dhe aktorë nga Lugina (foto)

23.Jun.2014 13:12
0

Në pranin e shumë shikuesve shqiptar dhe zviceran të dielën u shfaq premiera e filmit dokumentar “Wer bist du – Cili je ti” në regji dhe skenar të regjisorit Valton Jakupi nga Tërnoci i komunës së Bujanocit .

Regjisori shqiptar me qëndrim në Zvicër, në sallën e filmit të qytetit të Wil-t i dëshiroi mirëseardhje mysafirëve shqiptar dhe zviceran duke thënë se ideja e këtij filmi dokumentar është që t’i japim një pasqyre më ndryshe shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.

Presidentja e Qytetit Wil të kantonit St. Galen zonja Susane Hartman, përshëndeti të pranishmit dhe regjisorin për këtë realizim filmik. Ajo gjithashtu tregoi një historik të shkurtër për emigrantet shqiptar në këtë qytet.

Nga ana tjetër Shefi i zyrës për Integrim Felix Baumgartner njëherit edhe bashkë-producent i filmit së bashku me Valton Jakupin, përshëndeti të pranishmit dhe gjithë stafin e filmit pa harruar edhe ata që e ndihmuan filmin si organet komunale të qytetit Wil, zyrën për integrim Wil, Fondacionin për kulture “Migros kulturprozent”, “Gleichstellungs-und Integrationsförderung” Kantonin St. Gallen, “BMU”; “Digitalb.ch”, “New Vizion” dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij filmi.

Sipas regjisorit Valton Jakupi dhe producentit Felix Baumgartner së shpejti do të fillojnë xhirimet të filmit tjetër ku me tematik do te jetë gruaja shqiptare në emigracion.

“Së shpejti do të fillojmë me përgatitjen e filmit të ardhshëm ku në fokus do të jenë problematikat e femrës shqiptare në Zvicër dhe arritjet e tyre në këtë shtet. Njëher kemi realizuar filmin Babai dhe Djali shkaku se problematikat më të mëdha janë tek gjinia mashkullore, t’i kyçim më shumë në procesin e integrimit, por jo asnjëherë të asimilimit dhe të tregojnë suksese të mëdha në sfera të ndryshme, pastaj të realizojmë filmin “Nëna dhe Vajza” që t’i treguar edhe të tjerëve se gruaja shqiptare në këtë shtet është mjaft e integruar ngase sot kemi grua shqiptare edhe në institucione shtetërore si ato politike dhe kulturore”, është shpreh regjisori Valton Jakupi, transmeton Titulli.

“Shqiptarët janë mjaftë të integruar. Edhe unë jam Italian, por integrimi më ka ndihmuar shumë dhe realizimi i këtij filmi nga regjisori Valton Jakupi tregon shumë mirë për integrimin e emigrantëve në këtë shtet”, u shpreh pedagogu i qytetit, njëherit shef i zyrës për Kulturë dhe Shkolla në Wil, Ricardo Riza.

Me të përfunduar filmi për të pranishmit ishte përgatitur edhe një koktej me produkte shqiptare, nën udhëheqjen e organizatorëve të filmit Albina Jakupi dhe Prek Dushi, me çrast ky moment u shfrytëzuar për shkëmbim mendimesh të mysafirëve.

Të pranishëm në këtë premier kishte përfaqësues të zyrave diplomatike që veprojnë në Zvicër si dhe shumë përfaqësues të shtetit Helvetik. Gjithashtu ishin prezent edhe aktorët e këtij filmi si Shukri Ademi, Blerim Abazi, Lorik Jakupi, Altin Bektashi dhe Ensar Rashiti./Titulli.com/

Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Serbisë-çka më tutje?
Tërnoc: Pacientët nuk durojnë më, ka mungesë të mjekëve dhe shkurtim të shërbimeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration