Konferenca në Beograd: Serbët dhe shqiptarët – Në cilin drejtim?

Nga Redaksia 11.07.2018 08:46

Marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve janë të ngarkuara nga çështja e Kosovës dhe për këtë arsye është një temë e vështirë që kërkon veprimet më racionale të mundshme dhe si rrjedhojë duhet të gjenden zgjidhje të përhershme për t’i dhënë fund konfliktit midis serbëve dhe shqiptarëve, tha ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç në konferencën e sotme “Serbët dhe shqiptarët – Në cilin drejtim?” të organizuar nga Tanjug dhe ATSH-ja.

Sipas tij është e rëndësishme të eliminohet shkaku i problemeve në marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Daçiq theksoi se marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve janë të rëndësishme për rajonin dhe për BE-në

“Askush nuk mund të përcaktojë shkakun që sjell probleme më mirë se sa ne – mbi të gjitha, problemi qëndron tek përzierja e kombeve. Dikush na ka trazuar dhe ka probleme në lidhje me këtë, por ka edhe avantazhe. Le të eliminojmë problemet dhe të jemi së bashku. Të gjithë ne në rajon jemi vëllezër e motra dhe nuk duhet të lejojmë që të huajt të nxisin mosmarrëveshjet mes nesh”, tha ministri i jashtëm serbi.

Ndërkohë drejtoresha e agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, Branka Djukic në fjalën hyrëse të konferencës tha se “ne jemi në rrugën e duhur, nëse jemi të ndershëm, tregojmë respekt të ndërsjellë dhe flasim për marrëdhëniet mes dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të tejkalojmë interesat kontradiktore dhe keqkuptimin.

Konferenca e organizuar nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) ka në fokus të diskutimeve marrëdhëniet mes dy kombeve, rrethanat historike, politike dhe ndërkombëtare që gjenerojnë këto marrëdhënie sot, si rrugëtimi i dy vendeve drejt BE-së.

Nga Redaksia 11.07.2018 08:46
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.