Çelet vera kulturore në Bujanoc, të planifikuara edhe këngën e valle shqiptare
Lokale

Çelet vera kulturore në Bujanoc, të planifikuara edhe këngën e valle shqiptare

09.Jul.2018 22:24
0
Shtëpia e kulturës në Bujanoc ka hapur aktivitetet e organizimit tradicional "Vera Kulturore" për 22 herë radhazi.

Fëmijët e entit parashkollorë “Gëzimi Ynë” morën pjesë në çeljen e këtij aktiviteti verorë që kryesisht do të zhvillohet në ambient të hapur para objektit të këtij institucionit kulturorë.

Drejtori i shtëpisë së kulturës, Jetmir Ismaili tha për Titulli.com se më 17 Korrik do të ketë një prezantim të një solisti nga vendi dhe grupe të vallëtarëve lokal shqiptarë.

Sipas tij aktivitet tjera do të publikohen me kohë.

Vitin e kaluar në sheshin e qytetit në Bujanoc kishte kënduar solisti kosovar Veli Sahiti-Trix./Titulli.com/

Fillon regjistrimi në shkollën e mesme në Bujanoc
Daçiq "kërcënon" shqiptarët në jug të Serbisë, gati të reagojmë në çdo formë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration