Receta të shpejta spaghetti. 8 ide verore se si t’i përgatisni!

Nga Redaksia 09.07.2018 10:03

Nxehtë, pak kohë në dispozicion dhe dëshironi një vakt të lehtë? Ja disa receta të thjeshta për të përgatitur spageti perfekt, pa hequr dorë nga asgjë.

Spageti me hudhër, vaj dhe spec 
Një recetë klasike për ata që i pëlqejnë shijet e forta. Skuqeni në vaj ulliri specin e freskët djegës, të pastruar nga farat dhe të grirë së bashku me thelpinjtë e hudhrës. Hiqeni këtë të fundit, shtoni një garuzhde ujë nga zierja e spagetit dhe në fund dhe spagetit e zier. Shtoni pak majdanoz të  grirë dhe përziejini për pak minuta.

Spageti me hudhër, vaj dhe açuge
Procedura është e njëjtë me të parën, por speci djegës zëvendësohet me açuget. Ndaj skuqini me pak hudhër këto të fundit, shtoni spagetit në fund dhe lërini të marrin shije për pak minuta dhe në fund shtoni majdanozin e grirë.

Spageti me mocarela dhe domate qershi 
Skuqini për 15-20 minuta copat e domateve në vaj ulliri me kripë dhe piper. Shtoni spagetit e zier dhe përziejini dhe për pak në tigan me lëngun e domateve. Në fund të gatimit shtoni mocarelën e prerë në kube, përziejini dhe shërbejini.

Spageti me fëstëkë
Një variant jo i zakonshëm i pestos gjenoveze. Kalojini në mikser fëstëkët e qëruar, skuqini pak në tigan me pak vaj ulliri dhe shtoni pak pana, kripë dhe piper. Kur mbushja të ketë shterruar pak, hidhni spagetit e zier në tigan, përziejini pak dhe shërbejini.

Spageti “alla marinara”
Një pjatë klasike e verës falë gocave të detit të aromatizuara me salcë të bërë me domate të qëruara, hudhër dhe vaj. Hidhni dhe një grusht majdanoz të grirë në fund spagetit dhe janë gati për t’u shijuar.

Spageti me limon dhe mente
Ideal për në verë pasi kjo lloj mbushjeje nuk gatuhet. Mjafton të hidhni në një tas vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe mente të grirë dhe mbushja është gati. Hidheni sipër spagetit dhe ju bëftë mirë!

Spageti me djathi dhe pesto
Përzieni djathin e butë me pak pesto dhe hollojeni me ujin e gatimit të spagetit. Shtojeni sipër tyre dhe kaq!

Spageti me ullinj
Salcën e zakonshme me domate aromatizojeni me ullinj pa bërthamë të copëtuar dhe kalojini në tigan për disa minuta bashkë. Kullojini spagetit dhe jeni gati për t’u ulur në tavolinë.

 

Nga Redaksia 09.07.2018 10:03
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.