Kokrrat e arta të këtij drithi janë të tilla dhe për shëndetin

Nga Redaksia 09.07.2018 09:57

Kokrrat e arta të këtij drithi janë të tilla dhe për shëndetin

Kush e njeh sadopak historinë e Rusisë, ka dëgjuar me siguri për hikrrën. Qulli i këtij drithi i cili ngroh shpirtin e këtij populli me dimër të acartë, përmban minerale të pastra dhe ka një shije unike duke u rrëmbyer me shpejtësi nga të gjitha vendet e botës. ‘Qulli i hikrrës është nëna jonë, kurse buka e thekrës ati ynë’, thonë rusët të cilët vështirë se bëjnë pa hikrrën. Dhe kur të lexoni pak më shumë për të me siguri do t’u jepni të drejtë.

Hikrra është një drith që kultivohet në Rusi, por arsyeja kryesore sepse e gjithë bota e blen është sepse nuk përmban gluten, ka më pak karbohidrate se drithërat e tjera dhe shumë veçori të tjera të çmuara si hekur dhe proteina.

 

Kush mund ta konsumojë hikrrën?

  • Personat që vuajnë nga diabeti, të cilët duhet të konsumojnë produkte pa gluten.
  • Personat që janë intolerantë ndaj glutenit, organizmi i të cilëve reagon negativisht sa herë konsumojnë produkte me gluten dhe shfaqin simptoma si: mungesë energjie, plogështi, probleme me tretjen, puçrra në fytyrë, nervozizëm, etj. Përmes një analize gjaku ne mund të kuptojmë nëse jemi apo jo intolerantë ndaj glutenit i cili gjendet tek gruri, elbi, thekra.
  • Të gjithë njerëzit e tjerë që duan një regjim ushqimor të pasur në fibra, proteina bimore dhe minerale të çmuara për shëndetin. Hikrra ndihmon në tretje dhe përmban vitamina e minerale si hekuri, magnezi, fosfori e vitamina të grupit B.

Ku gjendet hikrra?

Kompania Teuta SHPK, lider në tregun e produkteve ushqimore, është kujdesur ta sjellë edhe në tryezat shqiptare, në një cilësi premium, ashtu si shumë superushqime të tjera, aleatet tona të mirëqenies dhe shëndetit të mirë.

Me këtë lloj drithi mund të përgatiten supa e sallata të mrekullueshme, ose mund të përdoret në formë mielli për të bërë krepa e bukë të shijshme, pa u ndier në faj për sasinë ;).

Si gatuhen hikrrat?

Përveç shijes së mirë dhe vlerave të mëdha ushqyese, e veçanta e këtij produkti është se të jep mundësinë të gatuash në shumë mënyra. Koha e zierjes së hikrrës është vetëm 20 minuta me dyfishin e sasisë së ujit. Më poshtë po iu japim dy receta:

1-Supë me hikërr dhe perime

 

Përbërësit:

  1. 160 gr hikërr Teuta
  2. 2-3 karota
  3. 2-3 kunguj
  4. 1 kërcell selino
  5. 400 gram patate
  6. 1 qepë e njomë
  7. 200 gram mashurka
  8. 500 ml brodo perimesh
  9. 80 gram parmixhano i grirë
  10. bukë e thekur për shoqërim
  11. 1 lugë salcë domatesh
  12. kripë
  13. vaj ulliri

Përgatitja:

  1. Prisni në kubikë karotat, selinon, bishtajat, kungujt, patatet e qëruara.
  2. Hidhni në tigan 2-3 lugë vaj ulliri dhe skuqni qepën e njomë të grirë, shtoni perimet e grira dhe lërini për 2-3 minuta duke ulur nxehtësinë, shtoni hikrrën Teuta  dhe brodon e perimeve ose ujin me koncentrat, shtoni dhe salcën e domateve dhe gatuajini në zjarr të ulët për 15 minuta.
  3. Pastaj hidhni kripën dhe lërini të ziejnë edhe përreth 20 minuta, derisa supa të jetë gati. Shërbejeni me parmixhan të grirë dhe bukë të thekur.

 

2-Sallatë me hikërr

  1. 300 gram hikërr Teuta
  2. 240 gram qiqra të ziera ose të konservuara
  3. 4 kungulleshka të vogla
  4. 4 karota të vogla
  5. 3 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
  6. 1 thelpi hudhër
  7. 1 dorë kaperi
  8. 1 dorë fara luledielli
  9. disa gjethe borziloku
  10. ½ lugë kafeje kurkuma ose shafran Indie
  11. kripë

Përgatitja:

  1. Zieni hikrrën Teuta sipas instruksioneve në paketim dhe ftoheni duke e shpëlarë me ujë të ftohtë. Hidhini pak vaj.
  2. Prisni kungujt dhe karotat në kubikë. Ngrohni pak vaj në një tigan, shtoni hudhrën e shtypur, perimet e prera në kubikë dhe kavardisini derisa të mbeten krokante. Hidhuni kripë dhe lërini të ftohen.
  3. Në një enë bashkoni hikrrën e zier, perimet e ftohura, kaperin, qiqrat, farat dhe shtoni vaj ulliri ekstra të virgjër, shafran dhe disa gjethe borziloku të freskët.

Nga Redaksia 09.07.2018 09:57
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.