Serbët e akuzojnë gjyqtarin e ndeshjes Serbi - Zvicër se i mori 2 mln euro nga ”mafia shqiptare”

Nga Redaksia 08.07.2018 21:29

Serbët e kanë akuzuar gjyqtarin gjerman, që e drejtoi ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës në Kupën e Botës në Rusi, se nuk dha penallti në favor të tyre.

Ai gjykoi vetëm një ndeshje dhe më pas nuk u pa më në fushën e blertë.

Kjo, sepse ai u kontestua shumë nga pala serbe pas një 11-metërshi të mohuar për skuadrën e tyre. Por, arbitri tani ka folur për herë të parë që pas përjashtimit nga turneu.

Ai pretendon se nuk është ndihmuar nga kolegët e tij që ndodheshin në sistemin “VAR”.

Bëhet fjalë për Feliks Zvajer që gjykon me Bryzhin në kampionatin gjerman.

“Kolegët që ndodheshin në ‘VAR’ nuk më ndihmuan të merrja një vendim të saktë në rastin e pretenduar për penallti nga Serbia”, mendohet të jetë shprehur arbitri gjerman.

Një rast ky që ka ngjallur shumë polemika, pasi Serbia u mund në fund të takimit me rezultatin 2-1 nga Zvicra.

Serbët të tërbuar bën një ankimim në FIFA, ku përveç këtij momenti ata akuzonin arbitrin gjerman për një gjykim në favor të skuadrës zvicerane.

“Arbitri fliste gjatë gjithë ndeshjes gjermanisht me lojtarët zviceranë duke mos u treguar aspak profesionist në fushën e lojës”, u shpreh federata serbe pas ndeshjes.

Ndërkohë, gazeta serbe “Informer” ka botuar në faqen e parë një shkrim ku akuzonte arbitrin gjerman se kishte marrë 2 milionë euro nga mafia shqiptare për të favorizuar Zvicrën.

Në Serbi humbja dhe eliminimi nga Botërori duket se i ka detyruar gazetarët të shfrenojnë fantazinë, pasi ky lajm është i rëndë për të qenë real.

Feliks Bryzh është prej kohësh një nga arbitrat më të mirë në Bundesligë dhe në arenën ndërkombëtare ka gjykuar shumë ndeshje të rëndësishme.

Përfshi këtu edhe ndeshjen e finales së Champions-it midis Realit të Madridit dhe Juventusit në finalen e luajtur në Kardif.

Gjithsesi, është e vështirë ta besosh se FIFA ka marrë vendimin për të përjashtuar arbitrin nga Botërori nisur nga ky fakt.

Ajo që është e sigurt, është se Bryzh nuk është ndihmuar nga kolegu e tij Zvajer dhe bashkëpunimi në rastin e 11- metërshit ka dështuar.

I njëjti episod ndodhi edhe në ndeshjen midis Brazilit dhe Belgjikës ku pas një faulli të shkaktuar në zonë ndaj Gabriel Xhezuz, Zvajer i ndoshur në “Var” dështoi të jepte një penallti edhe pse faji ra mbi italianin Orsato, që ishte përgjegjës kryesor në “VAR” për atë takim./Panorama/

Image

Nga Redaksia 08.07.2018 21:29
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.