Uruguai – Francë, formacionet e mundshme dhe analiza taktike

Nga Redaksia 06.07.2018 11:27

Franca dhe Uruguai do të përballen kokë më kokë në atë që është dueli I dy prej skuadrave më të mira të Botërorit, Rusia 2018. Por, vetëm një skuadër mund të shkojë në gjysmëfinale.

Filluan turneun 32 ekipe, por mbetën vetëm tetë.

Edicioni i 21-të i Kampionatit Botëror po shkon shpejt drejt përfundimit, e ku Franca në top formë takohet me Uruguain po ashtu në top formë në çerekfinale.

Franca arriti të kalojë në çerekfinale pasi mposhti Argjentinën e Lionel Messit në një ndeshje shumë dramatike.

Uruguai në anën tjetër arriti të eliminojë Portugalinë me një fitore prej 2-1 në 1/8 e finales me dy gola nga Edinson Cavani duke çuar në shtëpi Cristiano Ronaldon. Ekipi i Oscar Tabarez kërkon të vazhdojë suksesshëm tutje.

Foto: Getty Images

Uruguai

Latino amerikanët kanë pësuar një goditje të rëndë nga lëndimi i Cavanit, i cili u dëmtua ndaj Portugalisë. Partnerët e tij të sulmit, Luis Suarz, po ashtu pësoi një goditje në stërvitje, por pritet që të jetë në gatishmëri të premtën. Menaxheri Tabarez nuk pritet që të bëjë shumë ndryshime me skuadrën që e eliminoi Portugalinë.

Uruguaianët pritet që të performojnë me formacionin 4-3-1-2 me Fernando Musleran në portë dhe mbrojtjen e çeliktë që përbëhet nga Caceres, Godin, Gimenez dhe Laxalt. Mbrojtja e Uruguait ka qenë fantastike në këtë Botëror, duke pranuar vetëm një gol në katër ndeshjet e zhvilluara. Ky do të jetë test i madh për mbrojtjen që ka tash përballë super talentët, Mbappe dhe Griezmann.

 

Edinson Cavani duke festuar golin ndaj Rusisë së bashku me Diego Godinin (Foto: Getty Images)

Mesfushori 22 vjeçar, Lucas Torreira, do të fillojë ndeshjen si mesfushor defnesiv në mbrojtjen e skuadrës së tij teksa do të tentojë që të mbajë larg mesfushorët e Francës. Nahitan Nandez dhe Matias Vecino do të jenë përkrahës të tij dhe kreativët në mesfushë.

Ylli i ri i Juventusti Bentancur do të mbushë zbrazëtirën mes sulmuesve në pjesën e fundit të sulmit.

Me Suarezin që pritet të rikthehet nga dëmtimi, ai është shartues definitiv. Sidoqoftë, me Cavanin që duket e pamundshme të performojë në këtë takim të rëndësishëm për kombëtaren e tyre. Tabarez duhet të vendosë mes Stuanit dhe Gomezit që të jenë në partneritet në me Suarezin në sulm. Stuani pritet të luajë, falë përvojës së tij.

Formacioni i mundshëm (4-3-1-2): Muslera, Cacreres, Godin, Gimenez, Laxalt, Nandez, Torreira, Vecino, Bentancur, Suarez, Stuani.

Franca

Nuk ka probleme të mëdha me lëndime te Franca para duelit të madh ndaj Uruguait, përpos faktit se Djibril Sidibe është i lënduar. Mesfushori kryesor Blaise Matuidi po ashtu do të mungojë për shkak të suspendimit pasi u ndëshkua ndaj Argjentinës.

Hugo Lloris do të vazhdojë të jetë në portë për kombin e tij e do të shpresojë të mos pranojë tri gola. Sidoqoftë, ai ka nevojë për përkrahje në mbrojtje nga dyshja Varane dhe Umtiti me këtë të fundit që do të tentojë të kontestojë bashkëlojtarin e tij te Barcdelona, Luis Suarez.

Kylian Mbappe (Foto: Getty Images)

Benjamin Pavard do të shpresojë që të vazhdojë me paraqitjet e tij të shkëlqyera në krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi shënoi një gol spektakolar, teksa Lucas Hernandez do të vazhdojë që të preferohet para Mendyt në krahun tjetër.

Kylian Mbappe edhe një herë do të startojë në krahun e djathtë dhe do të shpresojë që të vazhdojë me paraqitjet spektakolare bashkë me Griezmannin.

Suspendimi i Matuidit e hapë krahun e majtë në mesfushën e Francës dhe aty pritet që të startojë Thomas Lemar i Monacos. Olivier Giroud ende nuk ka shënuar gol në Botëror, por mbetet komponent vital i formacionit dhe do t’i çajë hapësirat në sulm.

Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez, Kante, Pogba, Mbappe, Griezmann, Lemar, Giroud.

Statistikat kyçe

Kjo do të jetë ndeshja e fundit që zhvillohet në Nizhny Novgorod. Pesë ndeshjet e kaluara në këtë stadium sollën 17 gola, e po ashtu ekzekutimin e penaltive.

Humbja e fundit e Francës në 16 ndeshjet e fundit ishte ndaj Kolumbisë në miqësore në mars. Franca ka tetë fitore dhe dy barazime në 10 ndeshjet e fundit.

Franca ka fituar në dy ekzekutime të penaltive dhe ka humbur dy, të fundit në vitin 2006 ndaj italisë. Uruguai herën e fundit gjuajti penalti në Afrikën e Jugut tetë vjet më parë ndaj Ganës, ku edhe triumfoi.

/Telegrafi/

 

 

Nga Redaksia 06.07.2018 11:27
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.