Dënohen me 82 vjet burg sulmuesit e Ziadin Selës

Nga Redaksia 05.07.2018 14:29

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me gjithsej 82 vjet burg shtatë të akuzuarit për tentim-vrasje të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë.

Nikolla Vojmovski është dënuar me 13 vjet e gjashtë muaj burg ndërsa me nga 13 vjet Kire Georgievski dhe Aleksandar Janevski-Toshta. Me nga 10 vjet burg e gjashtë muaj janë dënuar Andrej Micov, Nikollce Dimitrievski, Oliver Oshakovski dhe Kosta Dellov.

“Të akuzuarit ditën kritike më 27 prill, pas ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend me paramendim kishin tentuar të likuidojnë Ziadin Selën.. të gjithë të akuzuarit kishin role të veçanta… vepra është e rëndë edhe për faktin se sulmi është bërë ndaj institucionit ligjvënës, përkatësisht Ziadin Selës, i cili në momentin e sulmit ishte në vendin e punës”, ka deklaruar gjykatësja Sllavica Andreevska.

(Video nga arkivi: Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, 27 prill, 2017)

 Prokurori i lëndës kërkoi që të gjithë të dënuarve t’iu vazhdohet paraburgimi deri sa vendimet të bëhen të plotfuqishme, pasi pala mbrojtëse ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

Pala mbrojtëse ka theksuar se të dënuarit nuk kanë qenë në lidhje mes tyre apo se nuk janë njohur më parë që të akuzohen si grup për rastin në fjalë. Sipas mbrojtjes, ata nuk kishin në plan të vrasin Ziadin Selën, por vetëm se të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj zhvillimeve politike, përkatësisht zgjedhjes së kryetarit shqiptar të Kuvendit.

Për dhunën në Kuvend janë zhvilluar edhe dy procese tjetër gjyqësor. Për dhunën ndaj Radmilla Sheqerinskës, ish-deputete e LSDM-së në kohën e trazirave, Pançe Angellov është dënuar me katër vjet burg.

Një ditë pas sulmit në Kuvend, tetë persona të tjerë ishin arrestuar, ndërsa më pas ishin dënuar me nga vit burg me kusht, por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit vendimet i ka kthyer në burg efektiv.

Në muajin gusht është caktuar edhe një proces tjetër, që vlerësohet edhe më i rëndësishmi pasi në bankën e të akuzuarve do të gjendet edhe pesë deputetë të VMRO-DPMNE-së, të cilët kishin hapur dyert e Kuvendit për protestuesit e dhunshëm.

Megjithatë, prokuroria ende nuk ka të dyshuar kryesor për organizimin e gjithë asaj që kishte ndodhur në Kuvend, më 27 prill.

Nga Redaksia 05.07.2018 14:29
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.