Prezantim për konkursin e policisë, dyert e hapura në Vrajë Foto: google
Lokale

Prezantim për konkursin e policisë, dyert e hapura në Vrajë

05.Jul.2018 09:26
0
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, Departamenti për Arsim dhe Aftësim Profesional, në bashkëpunim me drejtorinë e policisë dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Serbi, organizon aktivitetin "Dita e dyerve të hapura" në Vrajë.

Përmes këtij aktiviteti është planifikuar informimi i kandidatëve potencial për regjistrim në trajnimin themelor të policisë, transmeton Titulli.com.

“Në këtë prezantim të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për konkursin do të informohen informatat në lidhje me konkursin për trajnim themelor policor nga kushtet e përgjithshme që janë të nevojshme për kandidatët dhe kjo duket si procesin e përzgjedhjes së kandidatëve”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së policisë në Vrajë.

Drejtoria fton palët e interesuara më 9 korrik në orën 11 në departamentin e policisë në Vranjë dhe aty do të mbahet prezantimi informues.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka shpallur konkurs për pranimin e 351 pjesëtarëve të rinj në trajnimin profesional për punët e policisë i cili do të mbahet në qendrën për trajnime themelorë të Policisë në Kamenicën e Sremit. 

Në bazë të këtij konkursi 20 kandidatë do të pranohen për drejtorin e policisë në Vrajë pjesë e të cilit janë edhe stacioni policorë në Bujanoc dhe Preshevë, shkruan Titulli.com.

Bujanoci publikon vendimin e financimit të mediave, përfitues nga Vraja e Leskoci
Mitroviq: Si po shpenzon buxhetin qeverisja lokale në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration