Zvicra nuk i pranon paratë e mbledhura për Xhakën e Shaqirin, propozon të dhurohen për një kauzë të mirë

Nga Redaksia 03.07.2018 09:16

Federata Zvicerane e Futbollit i është përgjigjur negativisht iniciativës për mbledhjen e fondeve nga shqiptarët për të paguar gjobën e FIFA-s për dyshen, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Përfaqësuesja e Zvicrës fitoi në grupe ndaj Serbisë me rezultat 2-1 falë dy golave të shqiptarëve, Xhaka dhe Shaqiri.

Përveç golave të shënuara, dyshja me prejardhje shqiptare festoi me simbolin e shqiponjës duke provokuar tifozët.
 

Foto: Getty Images

Pas dënimit të shqiptuar për Xhakën dhe Shaqirin, shqiptarët e mobilizuan dhe ishte Rilind Reka, i cili hapi një peticion për mbledhjen e fondeve për të paguar dënimit e reprezentuesve zviceran.

Pas vetëm disa ditësh shifra prej 20 mijë eurosh u mbledh dhe Reka nisi një letër në drejtim të Federatës Zvicerane për të paguar dënimin e Xhakës dhe Shaqirit, por përgjigja ishte negative nga ana e tyre.

 

Në fotografitë e postuara në profilin e tij, Reka zbuloi se po mendon që këto para të grumbulluara të dorëzohen për blerjen e rekuizitave të futbollit për shkollat fillore në zonat rurale të Kosovës. /Telegrafi/

Nga Redaksia 03.07.2018 09:16
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.