Këtë verë keni disa arsye më tepër pse të hani shalqi

Nga Redaksia 02.07.2018 11:57

Nuk ka asgjë më freskuese sesa një fetë shalqi në ditët e nxehta të verës. Përveçse për përqindjen e lartë të ujit që gjendet tek ky frut, ia vlen ta konsumoni çdo ditë, pasi përmban vlera të larta ushqyese dhe përfitimet të jashtëzakonshme për trupin.

1. Parandalon kancerin

Ky frut përmban sasi të larta të vitaminës C, beta-karoten, likopen. Këto anioksidantë të fuqishëm mbrojnë organizmin nga dëmet e radikaleve të lira. Kur radikalet e lira janë me tepri dëmtojnë ADN dhe mund të shkaktojnë kancer. Likopeni në shumë kërkime shkencore ka rezultuar efikas kundër qelizave kanceroze.

2. Përmbajtje e lartë e antioksidantëve

Një fetë shalqi ofron 21% të sasisë së vitaminës C dhe 17% të vitaminës A që i duhet trupit. Gjithashtu është në gjendje të furnizojë edhe me një përqendrim të lartë të likopenit.

3. Forcon sistemin imunitar

Përqendrimi i lartë i vitaminës C tek shalqiri i jep shtysë sistemit tonë për t’i shndërruar qelizat e “bardha” në qeliza luftarake të forta.

4. Ju siguron energji

Ky frut është ipasur me vitamina të grupit B, të cilat janë konsideruar vitaminat themelore për prodhimin e energjisë (mes të cilave vitaminën B1 dhe vitaminën B6). Shalqiri ka përqendrim të lartë të potasit dhe magnezit.

5. Përmirëson shëndetin e zemrës

Një kërkim i bërë në universitetin e Kentakit ka dëshmuar se konsumimi i shalqirit ka impakt pozitiv te arteriet. Disa minj laboratorësh janë ushqyer me lëng shalqiri dhe kanë rezultuar me akumulimin e më pak yndyrnave në arterie krahasuar me ata minj që janë ushqyer vetëm me ujë.

6. Është në gjendje të ulë presionin e gjakut

Disa prej aminoacideve të pranishme te shalqiri ndihmojnë relaksimin e enëve të gjakut, që mund ta mbajnë presionin arterial në nivele normale.

7. Në ndihmë të shëndetit të syve

Shalqiri ka një burim të madh luteine, një krotenoid i njohur për mbrojtjen e syve nga sëmundje të shumta që lidhen me moshën. Pra forcon shikimin dhe përmirëson sëmundjet e syrit që lidhen me plakjen sikurse degjenerimi makular dhe kataraktet.

 

Nga Redaksia 02.07.2018 11:57
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.