Partia Demokratike shënon 7 vjetorin e themelimit në Bujanoc, të fjalës dhe punës
Lokale

Partia Demokratike shënon 7 vjetorin e themelimit në Bujanoc, të fjalës dhe punës

02.Jul.2018 11:52
0
Partia Demokratike e shtrirë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë përmes një kumtese për media ka rikujtuar vjetorin e themelimit të këtij subjekti shqiptarë.

“Partia Demokratike, përveç shtrirjes së saj në të tri komunat shqiptare në Republikën e Serbisë, në periudhën prej vetëm 7 viteve ka arritur që t’i organizojë dy palë zgjedhje të përgjithshme brenda partiake, dy palë zgjedhje në forumin rinor dhe atë të gruas, që përbën një hap të rëndësishëm drejt demokratizimit të shoqërisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e PD-së.

Me rastin e 7 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike me seli në Bujanoc, PD lëshon këtë:

K O M U N I K A T Ë

Të dashur qytetarë shqiptarë të Luginës së Preshevës, 
Të dashur anëtarë dhe simpatizues të PD-së,

Para 7 vjetëve skenës politike shqiptare në Luginë të Preshevës iu shtua edhe një subjekt politik shqiptar – Partia Demokratike. Iniciativa për themelimin e Partisë Demorkatike ishte imperativ i kohës, përshkak të një mungese të një qeverisje të mirë, keqmenaxhimit, nepotizmit dhe politizimit në përgjithësi, e veçanarisht rinisë së komunës së Bujanocit. Ishte data 04 Prill 2011, pikërisht në datëlindjen e Ridvan Qazimit – Komandant Lleshit, ku intelektualë, të rinj mendjendritur dhe shumë njerëz të vullnetit të mirë morën iniciativën për themelimin e një subjekti të ri politik, iniciativë kjo e cila për shumë pak ditë arriti përkrahjen nga mijëra qytetarë shqiptarë nga komuna e Bujanocit. Një përkrahje e tillë u dëshmua edhe me mbledhjen e nënshkrimeve që përkrahin themelimin e PD-së, e që për një periudhë rekorde u arritën nënshkrimet e nevojshme për të proceduar më tej me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. 
Ashtu, siç e inicuam themelimin e partisë në një datë historike, ashtu vepruam edhe me themelimin zyrtar të Partisë Demokratike. Kështu, me 02 Korrik 2011, pikërisht në ditën historike për të gjithë shqiptarët, në ditën e aprovimit të deklaratës kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, themelohet PARTIA DEMOKRATIKE me seli në Bujanoc, dhe për kryetar të saj zgjidhet Nagip Arifi. Nga kjo datë e tutje, Partia Demokratike arriti që brenda 5 muajve të shtrijë ndikimin e saj në çdo vendbanim shqiptar në komunë të Bujanocit, duke krijuar 12 nëndegë, Forumin e Gruas dhe Forumin Rinor. Simpatia ndaj PD-së u shoqërua me anëtarësim të profesorëve, mjekëve, studentëve, grave, pleqëve e shumë afaristëve e bujqëve, duke kurorëzuar fitoren e paparashikuar nga të tjerët, por shumë të pritur nga populli fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të mbajtura më 06 Maj 2012. Në këto zgjedhje, Partia Demokratike fiton 12 ulësë në Kuvendin komunal në Bujanoc, 3 më shumë se partia e dytë.

Me moton ‘’Ne jemi të fjalës’’ dhe ‘’Do vazhdojmë aty ku e lamë’’, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit komunal të Bujanocit, Partia Demokratike me kryetarin e saj Nagip Arifin, tashmë edhe kryetar komune, i përvishet punës, duke vazhduar aty ku kishte lënë më herët, meqë gjatë pushtetit 2008-2012 shumë punë kishin ngecur. Tashmë kishte filluar të kthehet shpresa te qytetarët shqiptarë, të cilët pothuajse kishin humbur shpresat gjatë mandatit 2008-2012.

Partia Demokratike gjatë mandatin 4 vjeçar 2012 – 2016 u shoqërua me suksese të shumta. Arsimi, ekonomina, rinia, punësimi, infrastruktura, qeverisja e mirë, bujqësia, shëndetësia, kultura, arti e sporti ishin ndër prioritetet e PD-së. Pak muaj pas ardhjes në pushtet, PD arriti që të lëshojë vendime pune me kohë të pacaktuar për plot 17 punëtorë të administratës komunale, duke mos bërë dallime partiake. Veç kësaj, duke parë nevojën që të rinjtë duhet të punojnë, Partia Demokratike filloi me implementimin e aftësimit profesional, ku shumë të diplomuar patën mundësinë që për 12 muaj rresht të aftësohen në profesionet e tyre, e disa nga ta edhe vazhduan të punojnë edhe pas përfundimit. Ishte kjo një mundësi e mirë për të rinjtë, kur dihej se pushteti qendror kishte ndaluar punësimin nëpër organet shtetërore. Se sa ishte i mirë ky program, u dëshmua edhe nga pushteti aktual, i cili në atë kohë kritkonte ashpër çdo veprim të PD-së në të mirë të qytetarëve, por që pastaj me ardhjen e tyre në pushtet filluan ta kopjojnë po të njejtin program që dikur e kritikonin. 
Partia Demokratike nuk pushoi në përmirësimin e infrastrukturës, ku përveç rrugëve e rrugicave, ajo realizoi edhe projekte jetike për qytetarët e komunës së Bujanocit. Në mesin e shumë projekteve, do t’i veçojmë vetëm ato më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet:
1. Rruga Tërnoc – Breznicë, apo siç thonë qyteatët ‘’Rruga e Kombit’’ që lidhi qytetin e Bujanocit me Malësinë tonë.
2. Restaurimi i sheshit të qytetit, duke ç’rrënjosur arkitekturën sllave për ta shndërruar në shesh modern.
3. Ndërtimi i objektit të Fakulteti Ekonomik të Suboticës, duke iu mundësuar të rinjëve kushte më të mira për shkollim.
4. Ndërtimi i shtratit të lumit Tërnoc, duke larguar mbeturinat dhe duke shpëtuar shumë familje përgjatë lumit nga vërshimet eventuale të lumit mbi shtrat. 
5. Rrethrrotullimi në hyrje të qytetit, dhe rruga në drejtim të Gjilanit.
6. Fillimi i ndëritmit të Transfer Stacionit, i cili fatkeqësisht ende ka mbetur pa përfunduar përshkak neglizhencës së këtij pushteti.

Në vitin 2014, rreth 3 vjet më vonë, Partia Demokratike shtriu aktivitetin e saj politik edhe në komunën e Medvegjës, ku kryetar i saj zgjidhet Bajram Mustafa. Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Medvegjë, Partia Demokratike arriti që të dal partia më e votuar shqiptare, ku prej 8 këshilltarëve shqiptarë, PD arriti t’i ketë 5 këshilltarë në Kuvendin Komunal të Medvegjës, duke lënë me vetëm 3 PVD-në. Përkundër këtij rezultati të mirë, PD mbeti në opozitë, meqë SNS kishte zgjedhur PVD-në për partner koalicioni.

PD vazhdoi sukseset e saj politike edhe në beteja tjera. Në zgjedhjet për KNSH, Partia Demokratike arriti të grumbullojë më së shumti vota në Bujanoc, duke lënë mbrapa koalicioni PVD-UDSH, që duke parë rrezikun për humbje të thellë kishin bashkuar forcat. Pas shpalljes së rezulateteve, PD në koalicion me PDSH-në nga Presheva bëjnë koalicion për të qeverisur me KNSH-në, ku kryetar zgjodhën Jonuz Mulsiun.

Duke parë sukseset e njëpasnjëshme të Partisë Demokratike, oponentët politik me një gjuhë denigruese, ofenduese dhe shpifëse gjatë gjithë fushatës parazgjedhore sulmojnë pa fakte Partinë Demokratike. Ata bashkojnë forcat, dhe me një koalicion zyrtar PVD-UDSH dhe subjekte tjera të paregjsitruara arrijnë që të vijnë në pushtet, por duke mos mundur ta lëkundin votuesin e ndershëm të PD-së. Partia Demokratike arriti ta ruaj elektoratin e vet në krahasim me vitin 2012, përkundër shantazheve të bëra nga oponentët politik. Edhepse PD nuk është pjesë e qeverisjes aktuale, ajo ende përmbanë numrin më të madh të këshilltarëve në Kuvendin komunal prej gjithsej 10 këshilltarëve, kundrejt PVD-së me 9, LPD-së me 4, UDSH-së me 3.

Partia Demokratike duke parë zhvillimet e fundit në Preshevë, e që nuk ishin për t’u dëshiruar, me qëllim që të kontribuojë edhe atje në zhvillim, arrinë që në shtator të vitit 2017 të themelojë degën e saj në Preshevë, duke kompletuar shtrirjen në tërë teritorin e Luginës së Preshevës. Për kryetar u zgjodh Xhelal Memeti.

Partia Demokratike, përveç shtrirjes së saj në të tri komunat shqiptare në Republikën e Serbisë, në periudhën prej vetëm 7 viteve ka arritur që t’i organizojë dy palë zgjedhje të përgjithshme brendapartiake, dy palë zgjedhje në Foumin Rinor dhe atë të Gruas, që përbën një hap të rëndësishëm drejt demokratizimit të shoqërisë.

Nga Maji i vitit 2016, Partia Demokratike në rolin e opozitës me kujdes po përcjellë zhvillimet e fundit politike në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. PD shprehet e pakënaqur me udhëheqjen e këtij pushteti në Bujanoc, ku ndarja e pushtetit nuk është ajo çfarë ishte proklamuar nga PVD ‘’Me shqiptarët për shqiptarët’’. Ajo doli të jetë e kundërta e saj, ku pushteti ndahet 50-50 me serbët. Gjithashtu, PD brengoset edhe për keqpërdorimet e parasë publike, ndarjen jo të drejtë të buxhetit, e shumë gjëra tjera të cilat i kemi shtjelluar edhe gjatë konferencave për media.

Në këtë pëvjetor jubilar jemi të bindur se popullata shqiptare e Bujanocit ka kuptuar mashtrimin që i u bë më 2016 nga PVD me moton parazgjedhore “Me shqiptarët për shqiptarët”, ditën e nesërme pas zgjedhjeve e shndërruan në moton “ Me votat e shqiptarëve për serbët”, sepse si me 2012 edhe me 2016 ata nuk u ulën për të biseduar për një pushtet me 21 këshilltarë shqiptarë, por qëllimet e tyre ishin vetëm pushtetmbajtëse dhe zhvatëse! Prandaj, jemi edhe më të bindur se në momentin e duhur popullata do të dijë të lexoj qartë qëllimet e sinqerta duke i ndarë nga e keqja e sotme.

Shërbimi për Informim i PD-së
02.07.2018

Bujanoci ka më shumë të punësuar se Presheva, por poshtë listës së Pçinjës
Thirrje e hapur për mësimdhënësit e lëndës fetare në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration