Alarmante: Shtatë bujq zviceranë të vdekur vetëm në qershor

Nga Redaksia 27.06.2018 10:00

Në qershor të vitit 2017, dy fermerë vdiqën në punë. Gjatë këtij qershori deri më tani janë shtatë të vdekur, ndërsa muaji ende nuk ka përfunduar

Qendra zvicerane e këshillimit për parandalimin e aksidenteve në bujqësi është duke u munduar të gjejë arsyen e aksidenteve në bujqësi. Një arsye për këtë, sipas drejtorit menaxhues Thomas Frey, është se fermerët janë gjithnjë e më të stresuar.
 
Është sezoni i ngjitjes në Alpe. Fermerët, kafshët, kostumet tradicionale – çfarë romantike zvicerane, çfarë festash!
 
Por kjo periudhë e ka edhe anën e saj të keqe në bujqësinë zvicerane: Edhe aksidentet të cilët janë të shpeshtë, mu në këtë periudhë janë me rrezikshmëri të lartë.
 
“Kemi përjetuar një numër të madh aksidentesh gjatë javëve të fundit”, thotë Thomas Frey (49), drejtor menaxhues i Qendrës këshillimore për parandalimin e aksidenteve në bujqësi (BUL) në gazetën bujqësore “Schweizer Bauer”. BUL për aksidentet bazoher sipas raporteve të mediave dhe raporteve nga policia dhe prokurorët.
 
Ja edhe shifrat e tmerrshme: Në qershor të vitit 2017, dy fermerë vdiqën në punë. Gjatë këtij qershori deri më tani janë shtatë të vdekur, ndërsa muaji ende nuk ka përfunduar. Një nga shembujt më dramatik: Javën e kaluar, një person (61) nga Diemtigtali i Bernës u fut nën një qerre bujqësore dhe humbi jetën.
 
Cilat janë arsyet për rritjen e numrit të aksidenteve, parashtron pyetjen “Blick”, përcjell Albinfo.ch? “Periudha e korrjes në muajin qershor është një temë e shpeshtë”, pohon Frey. “Përveç kësaj, kishim një pranverë të lagshtë, kështu që puna me makinat bujqësore në shpatet e pjerrët është veçanërisht e vështirë”. Por, është e vështirë që të gjendet shkaku i aksidenteve për një arsye të vetme.
 
Në përgjithësi, mund të thuhet se stresi psikologjik dhe stresi në bujqësi, gjatë viteve të fundit janë rritur. Në këtë kontekst gjithashtu tragjik: Numri i vetëvrasjeve në këtë fushë është rritur për vite me rradhë.
 
“Në përgjithësi, midis 30 dhe 40 aksidente fatale ndodhin mesatarisht çdo vit”, thotë Frey. Por Frey është duke u angazhuar lidhur me këtë tema: BUL mban rregullisht kurse trajnimi. Ai gjithashtu publikon rregullisht temat e fundit në revista të specializuara. Shembull i fundit: Një artikull mbi trajtimin e duhur të shkallëve që aktualisht nevojiten për mbledhjen e qershive.

 

 

Nga Redaksia 27.06.2018 10:00
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.