“Cirku fluturues” në Karlovy Vary garon për 100 mijë euro

Nga Redaksia.B 22.06.2018 16:05

 Projekti i komedisë së zezë për rrugëtimin e një grupi aktorësh që në mënyrë ilegale ia mësyjnë Shqipërisë duke rrezikuar që ilegalisht ta kalojnë kufirin në kohën kur lufta në Kosovë veç sa nuk kishte shpërthyer, ka një shans që të marrë fonde shtesë për t’u finalizuar.

“Cirku fluturues”, nën regji të Fatos Berishës, është përzgjedhur që të jetë pjesë e seksionit të filmave në fazën përfundimtare, “Work in Progress”, të Festivalit të njohur Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary të Çekisë. Është në mesin e 11 projekteve të tjera filmike nga tërë bota dhe garon për të marrë çmimin prej 100 mijë eurosh. “Cirku...” qe financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës me 150 mijë euro me konkursin e vitit 2016 e xhirimet i ka nisur tek në prill të këtij viti.

“Projektet e përzgjedhura në këtë garë do të prezantohen para jurisë profesionale dhe një publiku të gjerë profesionistësh nga mbarë bota, duke u futur njëherësh në garë për çmimin kryesor prej 100 mijë eurosh në shërbime të postproduksionit”, shkruhet në komunikatën për media të QKK-së, e cila e ka financuar këtë projekt bashkë me Qendrën Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë dhe Bashkinë e Tiranës, ndërsa kooproducent i projektit është edhe shtëpia filmike “Ikonë Studio” nga Kosova. Grupin e aktorëve të “Cirkut...” e përbëjnë Armend Smajli, Tristan Halilaj, Shpëtim Selmani dhe Afrim Muçaj, “të cilët nisen për të marrë pjesë në Festivalin e Teatrit në Tiranë me shfaqjen e tyre, duke marrë përsipër rrezikun e kalimit të kufirit në mënyrë ilegale në një kohë të rrezikshme pak para luftës së Kosovës”

Nga Redaksia.B 22.06.2018 16:05
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.