Valon Fazliu nga Bujanoci, transferohet te Lugano nga Grasshopperi në Zvicër
Lokale

Valon Fazliu nga Bujanoci, transferohet te Lugano nga Grasshopperi në Zvicër

22.Jun.2018 15:58
0
Mesfushori nga komuna e Bujanocit , Valon Fazliu është bërë me skuadër të re dhe ai ka lënë gjigantin zviceran Grasshopper për tu transferuar te Lugano.

Lajmi është konfirmuar nga dy klubet zvicerane që kanë zyrtarizuar marrëveshjen, 22-vjeçari së fundmi ishte i huazuar në Challange League tek skuadra Rapperswil Jona ku shkëlqeu. 

Në 23 paraqitje me këtë ekip Valoni arriri të shënoj shtatë gola dhe të bëjë po aq asistime.

Lugano dhe Grasshopper nuk e kanë bërë publike shumën e këtij transferimi.

Gjithsesi Fazliu ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin bardh e zi në elitën e futbollit zviceran. 

Ambasadori amerikan Skat qëndroi në Këshillin Kombëtar Shqiptar në Bujanoc
Arsiq: Rregulla të reja për subvencionet bujqësore në komunën e Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration