Shkrijel nga Novi Pazari: Kosova dhe Sanxhaku të barabartë në Bashkimin Evropian!

Nga Redaksia 21.06.2018 08:46

Ahmaedin Shkrijeli, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) në Novi Pazar ka komentuar deklaratat e fundit të Kosovës se në rast të ndarjes të Kosovës të përfshihet edhe Sanxhaku i Novi Pazarit, transmeton Titulli.com.

Shkrijel në pyetjet e gazetarit Zoran Maksimoviq,i është përgjigjur se Kosova, Sanxhaku, Serbia, Mal të Zi, dhe të tjerët, do të ketë status të njëjtë apo përafërsisht të njëjtë , në të vërtetë do të jenë element përbërës i barabartë i kësaj familje të madhe, kombeve dhe shteteve respektivisht të Unionit Evropian.

 

Si e shikojnë boshnjakët këtë lajm?

Shkrijeli : Deklarata nga zëvendës Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti në Sanxhak u prit me vëmendje të veçantë dhe shoh se pa nevojë shkaktoi reagime negative nga kreu shtetëror serb. Në qoftë se lëshohemi në interpretimin e kësaj deklarate, atëherë duhet të kemi në mendje disa faktorë. Para së gjithash duhet pasur parasysh se i tërë Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s. Në këtë shtet të madh federal, ta quajmë kështu, Kosova, Sanxhaku, Serbia, Mal të Zi, dhe të tjerët, do të ketë status të njëjtë apo përafërsisht të njëjtë , në të vërtetë do të jenë element përbërës i barabartë i kësaj familje të madhe, kombeve dhe shteteve respektivisht të Unionit Evropian. Sigurisht, është me rëndësi të theksohet se anëtarësimi në NATO është e pandashëm nga anëtarësimit në Uninin Evropian. Sa i përket Sanxhakut, Sanxhaku është e pashmangshëm dhe është çështje e hapur në çfarë forme çështja e statusit të Sanxhakut do të zgjidhet, por të jeni i sigurt se Sanxhaku do të ekzistoj. Më lejoni t'ju kujtoj se qytetarët e Sanxhakut në referendumin e mbajtur nga 25-27 tetor 1991, u deklaruan për autonomi të plotë politike dhe territoriale të Sanxhakut me të drejta bashkëngjitjeje njërës nga republikat e pavarura. Është e qartë se koha po vjen kur ju do të korrigjohen shumë padrejtësi që ia kanë bëra Sanxhakut dhe njerëzve që jetojnë në të, sidomos boshnjakëve. Zgjidhja e statusit të Sanxhakut është një parakusht themelor për vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit në Ballkan.

Çka është “Transferzalja e gjelbër”?

Shkrijeli : Fiksion i projektuar nga shërbimi i sigurimit serb, me qëllim që krimet e luftës dhe krimet tjera të kryera në Bosnjë, Sanxhak dhe Kosova t’i justifikojnë luftën e pretenduar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të imagjinuar. Duke kundërshtuar këtë transversale forcat e armatosura serbe kanë vrarë gra, fëmijë dhe civilë të tjerë dhe sistematikisht duke dëbuar popullsinë kryen fushatë të organizuar të spastrimit etnik në Bosnjë, Sanxhak dhe Kosovë.

Çka duan shqiptarët me këtë porosi?

Situata e përgjithshme në Sanxhak nuk është e mirë. Boshnjakët si popull janë të diskriminuar dhe të privuar nga të drejtat e tyre në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Autoritetet serbe me sa duket nuk kanë as vullnetin e as dëshirën për të përmirësuar pozitën e boshnjakëve. Nga ana tjetër, boshnjakët dhe shqiptarët kanë marrëdhënie tradicionalisht të mira historike, miqësore dhe familjare për shekuj me radhë dhe asnjëherë nuk kanë qenë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Shqiptarët rajoni i Drenicës, të udhëhequr nga Shaban Polluzha kanë shpëtuar boshnjakët e Sanxhakut nga masakrat e çetnikëve të Drazha Miohajlloviqit. Autoritetet serbe nuk kanë pasur kurrë ndjeshmëri për të përfituar nga marrëdhëniet e tilla ku përfaqësuesit legjitim të boshnjakëve mund të ishin një urë e bashkëpunimit për të përmirësuar marrëdhënie për një fqinjësi të mirë.

 

Nga Redaksia 21.06.2018 08:46
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.