PVD në Bujanoc: Cila pikat referuese po i bashkon  Partinë Demokratike me partinë e Vuçiqit
Lokale

PVD në Bujanoc: Cila pikat referuese po i bashkon Partinë Demokratike me partinë e Vuçiqit

20.Jun.2018 14:47
0
Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc përmes një kumtese ka reaguar ndaj konferencës së mbajtur nga kryetari Partisë Demokratike Nagip Arifi.

“Këshilltari komunal i PD-së, Nagip Arifi, po të njëjtën ditë, zhvilloi një konferencë të paparalajmëruar për media, ku nxori vnerin e grumbulluar, kundrejt 461 bujqve lokal, dhe 106 sipërmarrësve të vegjël, pa asnjë bazë, vetëm se sukseseve të tjerëve nuk ju bënë ballë dot”, thuhet mes tjerash në kumetesën e PVD-së. 

Kjo është kumtesa e plotë e PVD-së dega në Bujanoc:

Koordinime të rregullta në mes PD dhe SNS-it për shpalljen e pushtetit lokal të Bujanocit si “Mafia shqiptare” që duhet ndaluar

Koordinime dhe harmonizime të strategjive vepruese jo vetëm në Kuvendin komunal, por edhe etiketime dhe shantazhe nëpër qarqe të ndryshme, që pushteti lokal i Bujanocit, i udhëhequr nga PVD, të shpallet si “Mafia shqiptare” janë “pikat referuese” që tashmë po i bashkon PD dhe SNS-in në Bujanoc.

-Të hënën, gjatë seancës së tretë të Kuvendit Komunal, përfaqësuesit e dy partive, akuzuan pushtetit lokal për keqmanexhim, keqpërdorim, shpërfillje të detyrës zyrtare dhe çka jo tjetër, dhe në fund rezultoi se qeverisja lokale për vitin 2017-të, ka tejkalim të buxhetit për vetëm 263 kilometrave.

Njëkohësisht, këshilltari komunal i PD-së, Nagip Arifi, po të njejtën ditë, zhvilloi një konferencë të paparalajmëruar për media, ku nxorri vnerin e grumbullar, kundrejt 461 bujqëve lokal, dhe 106 sipërmarrësve të vegjël, pa asnjë bazë, vetëm se sukseseve të tjerëve nuk ju bënë ballë dot.

-Të Martën, nën prezencën e sekretarit shtetëror, Dragan Stevanovic - BOCKE dhe deputetes nga Beogradi, Marija Obradovic, dega e SNS-it në Bujanoc, në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, ka zhvilluar një takim të mbyllur.

Në ketë takim të partnerëve të PD-së, pos tjerash, serbët kërkuan “Nevojën e marrjes së masave emergjente për t’a shkelur Mafian shqiptare ne Bujanoc”.

Është absurde, kur funksionerët e lartë serbë nga Beogradi, kërkojnë përmbysjen e pushtetit të Bujanocit me etiketime të viteve të 90’ta.

Aq më tepër kur nëpërmjet këtyre tendencave të kohës së Rashës, serbët po i koordinojnë qëndrimet me ish kryetarin “historik” shqiptar të Bujanocit, qëndrime këto, të njohura për historinë e afërt, pikërisht nga aprovimi i Mira Markoviqit, për qytetare nderi të Komunës së Bujanocit.

Sesione informuese për sipërmarrësit në Bujanoc më 22 Qershor
PD: Cili kishte grumbulluar parinë e PVD-së në zyrat e SPS-it në Vrajë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration