Zaev paralajmëron shkarkimin e Ivanovit, po shkel Kushtetutën

Nga Redaksia.B 20.06.2018 12:55

Kryeministri Zoran Zav, dje në intervistë në “Kanal 5” deklaroi se është e mundshme që shumica parlamentare të kërkojë impiçment (shkarkim) për presidentin Gjorge Ivanov nëse nuk e nënshkruan Marrëveshjen me Greqinë, nëseqytetarët do të deklarohen pozitivisht në referendum për marrëveshjen.

Për ngritjen eventuale të kësaj procedure, sipas Kushteutës së Maqedonisë për të pasur sukses impiçmenti do të duhet që të ketë dy të tretat e shumicës së deputetëve, gjegjësisht 81 vota.

“Kam dëshirë për konsolidim të shumicës parlamentare dhe atë do ta bëjmë veçmas për impiçment të presidentit, nëse e kemi patjetër. Unë nuk kam qëllim që të punoj për atë, për momentin kam për të bërë gjëra më të mençura, por gjithçka që është demokraci parlamentare ne do ta shfrytëzojmë që të vijmë deri te mundësia që qytetarët të vendosin për të ardhmen. Dhe atij vendimi të gjithë duhet që t’i nënshtrohemi dhe ta respektojmë deri në fund. 

Qytetarët janë ata të cilët do të zgjedhin nëse duan ndryshim të emrit, por nësereferendumi nuk pranohet, askush nuk ka të drejtë ta ndalojë mendimin e tyre. Pra nëse referendumi del negativ, s’ka marrëveshje me Greqinë”, tha Zaev.

Procedurë për konstatimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë ngrit Kuvendi i Maqedonisë me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Për përgjegjësinë e presidentit vendos Gjykata Kushtetuese me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve.

Nga Redaksia.B 20.06.2018 12:55
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.