Këngëtarja preshevare, Sara Rexhepi gati videoklipin
Lokale

Këngëtarja preshevare, Sara Rexhepi gati videoklipin

17.Jun.2018 21:28
0
Këngetarja preshevare e njohur për të kenduarit në stilin RNB, Sara Rexhepi, të mërkuren promovon videoklipin e dytë me titullin "Finale", lajm ky që është bërë publik nga vetë solistja në profilin e saj në instagram.

Kënga “Finale” është kënga e dytë e Sarës, e kompozuar nga Arbër Gjikolli i njohur si BigBang Beats – kompozitor në labelin REDBOX dhe videoklip të punuar nga Valon Aziri, teksti i të cilës është bashkëshkruar nga vet Sara Rexhepi dhe Gjiko. Vlen te cekët se ky videoklip vjen pas videoklipit të këngës “Hajde” të realizuar nga Black Fish Entertainment si rezultat i bashkepunimit me Genc Prelvukaj dhe Arday. 

“Përmes tekstit të këngës perçohet mesazh për femrat, sidomos bashkëmoshataret e mija dhe të rejat, që të  mos viktimizohen nga fenomeni i dashnisë në shikim të parë dhe lakmisë, gjë që në të shumten e rasteve keqpërdoret nga komuniteti i gjinisë dominuese në shoqerinë tonë e që janë meshkujt” thotë Sara Rexhepi.

Kënga e videoklipit të fundit me titullin “Finale” e që do të promovohet të mërkurën siç ka paralajmeruar Sara Rexhepi në instagram, është përgaditur për sezonin verorë 2018, pak më ndryshe dhe më ritmike se kenga e videoklipit te parë.

Rezultatet, golëshënuesit dhe statistika tjera të botërorit "Rusia 2018" live në Titulli.com
Kryetari komunës së Bujanocit, ngushëllon familjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration