“Pristina: The Flowering” nis rrugëtimin me thirrjet për paqe

Nga Redaksia.B 14.06.2018 13:34

 Një qytet që nuk ka mbushur ende dy dekada që ka dalë nga lufta e ku plagët e saj vazhdojnë të jenë prezente në forma të ndryshme, mund t’u shërbejë shumë studiuesve a hulumtuesve që të prekin nga afër pasojat e një konflikti të armatosur.

Si “rezidencë” mund t’u hyjë në punë edhe atyre që merren me traumat kolektive. Por me gjithë rrethanat në të cilat ndodhet Kosova - ku nëpërmjet bisedimeve politike e teknike, por edhe nëpërmjet artit është duke u munduar të arrijë paqe me Serbinë si shtet agresor që vrau mijëra civil e deportoi qindra e mijëra të tjera - është në gjendje të manifestojë edhe mesazhe paqeje. “Pristina: The Flowering” (Prishtina: Lulëzimi) është imazhi më i ri i kryeqytetit të Kosovës, që do të shëtisë botën e do të çojë “pluhur” paqeje edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në tetor të këtij viti.

Piktura monumentale e punuar me filigran – teknikë kjo e njohur në Kosovë e një nga pikat më të forta të trashëgimisë kulturore - paraqet hartën e Prishtinës në vija të trasha.

Prishtina del të jetë e “veshur” me ar. Aty përshkruhet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. E krejt ky punim monumental përmbledh qindra rrëfime e copëza jete ndër shekuj. Nëpërmjet historisë së Kosovës, kërkohet që në botë të mbretërojë paqja.

Projekti është finalizuar të martën mbrëma, kur edhe është prezantuar në Muzeun e Kosovës, vend ky që për ekipin ka shërbyer si atelie. Ellen Frank e ka futur kryeqytetin kosovar në mesin e më shumë se dhjetë të tjerëve në koleksionin që do të shëtisë botën

Nga Redaksia.B 14.06.2018 13:34
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.