Autobiografia e Klintonit shkakton mosmarrëveshje në Serbi, nxënësit shqiptarë në Luginë

Nga Redaksia 14.06.2018 12:52

Organi që përfaqëson pakicën shqiptare të Serbisë mohoi të ketë kërkuar përfshirjen e autobiografisë së Hillari Klintonit në kurrikulën mësimore të nxënësve shqiptarë pasi ministri serb shprehu zemërim mbi rolin e Bill Klintonit në bombardimin e Jugosllavisë.

Këshilli Kombëtar Shqiptar njoftoi të mërkurën se nuk i kërkoi ministrisë serbe të arsimit të jepte si lexim të detyrueshëm për nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme autobiografinë e ish-senatores amerikane dhe kandidates presidenciale Hillari Klinton, pasi kërkesa e raportuar shkaktoi zemërim mes zyrtarëve në Beograd.

"Nuk e kemi kërkuar këtë. Ne besojmë se autobiografitë nuk mund të jenë lexime shkollore,” tha për BIRN sekretari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enver Mehmeti.

Mehmeti tha se Këshilli propozoi vetëm se cilat tekste shkollore në gjuhën shqipe duhet të përdoren në shkolla, të gjitha në përputhje me kurrikulën mësimore të miratuar nga Serbia.

Ministri serb i arsimit Mladen Sarceviç tha për gazetën e përditshme Politika të mërkurën se ai "nuk do t'i lejojë shkollat e mesme të japin mësim për dikë nga familja që urdhëroi bombardimin e Serbisë", duke iu referuar fushatës ajrore të NATO-s të vitit 1999 që synoi t'i jepte fund operacioneve ushtarake të Beogradit në Kosovë, e cila u drejtua nga SHBA-ja nën presidencën e Bill Klintonit.

"Nëse shqiptarët e shohin familjen Klinton si një e mirë supreme, ne e shohim atë si të keqen supreme,” tha Sarceviç.

BIRN e pyeti Ministrinë e Arsimit se cili ishte propozimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe pikëpamja zyrtare e ministrisë për të, por nuk mori asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit.

Përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Chenan Hemeti, tha se autobiografia e Klintonit kishte për qëllim vetëm të shërbente si një shembull teksti shkollor i zhanrit të tij letrar dhe jo të bëhej lexim i detyrueshëm për nxënësit.

"Kjo nuk është një çështje shumë e rëndësishme dhe do të përjashtohet,” tha Hemeti për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Për shumë vite, shqiptarët etnikë që jetojnë në komunat jugore serbe të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë pasur probleme me marrjen e teksteve shkollore në gjuhën e tyre amtare nga Serbia.

Autoritetet serbe druhen se tekstet shkollore në gjuhën shqipe mund të përmbajnë ide politike që Serbia nuk i pranon, siç është pavarësia e ish-krahinës së saj të Kosovës, e cila u shkëput pas luftës në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Nga Redaksia 14.06.2018 12:52
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.