Tërnava mesazh urimi për Fitër Bajram: Kjo festë na përkujton përgjegjësinë shoqërore që e kemi

Nga Redaksia.B 14.06.2018 12:47

Fryma unifikuese e Ramazanit duhet të mbretërojë edhe pas tij, ndërsa filozofia dhe mësimet e këtij muaji të shenjtë duhet të bëhen udhërrëfyes për mënjanimin e problemeve shoqërore.

Ky ishte mesazhi i myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në prag të Festës së Fitër Bajramit.

Me këtë rast, me lutjen që Zoti të ketë pranuar angazhimin shpirtëror e material gjatë Ramazanit, Tërnava uroi që interesimi për njëri-tjetrin të jetë vlerë e njerëzve edhe pas Ramazanit.

“Më lejoni, që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës të Kosovës (BIK), në emër të të gjitha institucioneve të saja dhe në emrin tim personal t’ua uroj festën e Fitër-Bajramit të gjithë besimtarëve brenda trojeve tona etnike shqiptare por edhe në mërgatën e largët, me lutjen që Allahu të na e ketë pranuar angazhimin tonë shpirtëror e material gjatë Ramazanit si dhe me dëshirën që siguria, paqja, harmonia dhe dashuria të mbretërojnë kudo në mesin tonë”, ka theksuar Tërnava.

Ai shprehu shqetësimet për ndarjen e shoqërisë njerëzore përkundër avancimeve të teknologjisë dhe mundësive për të qenë sa më afër njëri-tjetrit.

Duke shtuar se me gjithë bollëkun, shoqëria njerëzore çdo herë e më shumë po tkurret brenda vetvetes. E siç tha ai, festa e Bajramit lufton dukuri të tilla, pasi që shërben si moment për të konfirmuar ekzistencën shpirtërore dhe kujtim i përgjegjësisë shoqërore.

“Globalizimi dhe materializimi i vlerave ka bërë që njerëzit lidhjet e tyre t’i ndërtojnë vetëm në baza interesi. Me gjithë avancimin e teknologjisë dhe mundësive për të qenë sa më afër njëri-tjetrit, shoqëria njerëzore është ndarë më shumë se kurrë më parë. Në këtë kohë dhe këto sfida, festa vjen edhe si alternativë shoqërore dhe solidare që sfidon këtë zbehje të raporteve dhe që lufton varfërinë”, tha ai.

Në prag të festës së Bajramit, Tërnava shfrytëzoi rastin për të dhënë edhe mesazhe të tjera. Ai tërhoqi vërejtjen se zhveshja e festave nga qëllimet i tkurr ato në manifestime që nuk kanë kuptim.

Nga Redaksia.B 14.06.2018 12:47
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.