Institucionet duhet ta përfshijnë artin si formë për edukimin e shoqërisë

Nga Redaksia.B 14.06.2018 10:18

Rezultate të shumta të testeve vite me radhë e kanë ranguar Kosovën në mesin e shteteve me sistem të dobët arsimor. Ndryshimi i kurrikulave nëpër shkolla e universitete, prezantimi i platformave që ofrojnë mundësi për të rinjtë që ta zhvillojnë mendimin kritik dhe zgjerojnë horizontin, konsiderohen të domosdoshme.

Kontribuues në këtë drejtim për vite me radhë janë treguar individë të caktuar apo organizata të pavarura kulturore, të cilat në programet e tyre kanë përfshirë edhe edukimin përmes artit. Të mërkurën janë prezantuar raste të shumta të suksesshme të platformave që kanë shfrytëzuar ata, por njëkohësisht është folur edhe për sfidat e problemet me të cilat ballafaqohet sistemi arsimor në Kosovë.

Në panelin e diskutimit me temën “Edukimi në Art dhe Kulturë”, ishin drejtori i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, Eroll Bilibani, artistja dhe arkitektja Eliza Hoxha, regjisori Florent Mehmeti, kompozitorja Donika Rudi dhe drejtori i festivalit ndërkombëtar të animacionit “Anibar”, Vullnet Sanaja. Kjo ngjarje zuri vend në Qendrën Informative Kulturore të Bashkimit Evropian në kryeqytet.

Fëmijët dhe të rinjtë ata i kanë prezantuar si grup më të rëndësishëm, tek të cilët mund të ndikohet përmes artit dhe kulturës.

Nga Redaksia.B 14.06.2018 10:18
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.