Cili rrjet social e ka ndikimin më të keq

Nga Redaksia.B 14.06.2018 09:51

Përveç përfitimeve që rrjetet sociale mund t’i kenë, tash sa kohë po diskutohet nëse ato mund të jenë të dëmshme në një farë mënyre dhe si ndikojnë në shëndetin mendor të një individi. Në Britaninë e Madhe është kryer hulumtimi pikërisht në këtë temë.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 1.500 persona të moshës ndërmjet 14 dhe 23 vjeç. Të gjithë ata janë intervistuar për shprehitë e përdorimit të rrjeteve më të njohura sociale të sotme (Facebook, Instagram, Snapchat, Twitter dhe YouTube) dhe si ndikojnë ato në psikikën e tyre, transmeton koha.net.

Rezultatet treguan se Instagrami udhëheq për ndikim të keq, sidomos kur është fjala për femrat e reja dhe ndikimi që ky rrjet e ka në to.

Ky aplikacion i popullarizuar është i njohur për faktin se e ofron mundësinë e "filtrimit" të papërsosmërive fizike të përdoruesit, prandaj përdoruesit ndihen të dëshpëruar, të pikëlluar, të vetmuar ose të papërmbushur.

Ekziston edhe përvoja e sindromit të ashtuquajtur FEMO (Fear of missing out), apo - frika e të “mosqenit në rrjedha” e cila është gjithnjë e më e dukshme për shkak të rrjeteve sociale. Ajo reflektohet në apati dhe ndjenjën e një vetëvlerësimi më të vogël për shkak të përshtypjes se diçka po ju ikë dhe se jeta nuk po jetohet lirshëm.

Njerëzit e ndjeshëm gjatë surfimit i shikojnë jetët e njerëzve të tjerë dhe kështu dinë të zhyten në ankth, pa e kuptuar se jeta e të tjerëve në rrjetet sociale është kryesisht e inskenuar, transmeton koha.net.

Pra, përdoruesit e Instagramit sipas hulumtimit janë më të ngarkuar se "diçka po ju ikën".

I vetmi rrjet social që ka marrë komente kryesisht pozitive është YouTube. Shkencëtarët gjithashtu theksojnë se tek përdoruesit më së keqi ndikon përdorimi i rrjeteve sociale më shumë se 2 orë në ditë.

Nga Redaksia.B 14.06.2018 09:51
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.