Rama për FETO-n: Të përkushtuar që të mos cënohet arsimi në Shqipëri

Nga Redaksia.B 13.06.2018 14:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për strukturat e organizatës terroriste FETO që veprojnë në Shqipëri, ka pohuar se ka një numër të caktuar shkollash të ndërtuara në të shkuarën që kanë qenë një pikë referimi për prindërit dhe nxënësit.

Siç thotë Rama, shkollat e FETO-s në të kaluarën kanë ofruar mundësira që Shqipëria nuk është se i ka pasur në të gjithë sistemin në territorin e vet, por se aktualisht qeveria shqiptare është e përkushtuar që “influenca negative e këtyre shkollave” të mos ndikojë në arsimin në Shqipëri.

“Është me shumë rëndësi të kuptohet se ne jemi të përkushtuar për të ofruar një shërbim sa më të mirë arsimor në të gjithë territorin dhe paralelisht patjetër për të mos lejuar që influenca negative të natyrës që ju përmendet (kërcënimit të FETO-s) të kenë hapësirë dhe të cenojnë pikërisht misionin që ka arsimi në Shqipëri”, deklaroi ai në një intervistë për Anadolu Agency (AA).

I pyetur më tej për bashkëpunimin dhe përpjekjet midis Shqipërisë dhe Turqisë për të eliminuar kërcënimin e FETO-s, Rama duke iu referuar grusht shtetit të dështuar të FETO-s në Turqi, tha se ajo ngjarje i bën vigjilent dhe shumë të vëmendshëm pasi siguria kombëtare dhe stabiliteti demokratik i vendit është prioritet i prioriteteve.

“Ne jemi shumë të vëmendshëm. Kemi të gjitha arsyet të mbetemi shumë të vendosur në qëndrimin e shprehur që në minutat e para të grusht shtetit se bëhej fjalë dhe bëhet fjalë për një kërcënim serioz, që ne nuk do të donim në asnjë mënyrë ta shikonim, në asnjë formë sado margjinale në vendin tonë”, tha kryeministri shqiptar.

Nga Redaksia.B 13.06.2018 14:34
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.