10 nxënës më pak në klasat e para 2018/2019 në komunën e Bujanocit
Lokale

10 nxënës më pak në klasat e para 2018/2019 në komunën e Bujanocit

13.Jun.2018 12:00
0
Numri i nxënësve të cilët pritet të regjistrohen në klasën e parë në territorin e komunës së Bujanocit pritet të jetë më i vogël për 10 nxënës në krahasim me vitin paraprak megjithëse ende mungojnë statistikat zyrtare.

Kryeshefi i drejtoratit për arsim pranë administratës komunale, Driton Rexhepi për Titulli.com tha se numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar me gjasë do të bije edhe këtë vit. 

“Sa i përket numrit të filloristëve që do të regjistrohen në klasë të parë me që ende nuk kemi statistika zyrtare e që duhet të vijnë në shtator prej shkollave fillore, ne disponojmë vetëm me numrin e parashkollorëve e që është 282 parashkollorë e që sipas llogaritjes së thjesht këtë vit do të ketë 10 nxënës më pak” , u shpreh Rexhepi, shkruan Titulli.com. 

Drejtori i shkollës fillore “ Muharrem Kadriu ” në Tërnoc Bajram Salihu gjatë bisedës për Titulli.com theksoi se parapërgatitjet për vitin e ardhshëm shkollorë janë bërë kurse statistika zyrtare për numrin e nxënësve nuk kemi. 

“Përgatitjet kanë filluar para dy muajve, ku kemi shpallur lajmërimet dhe që janë shpërndarë në vendet më frekuentuese të fshatit, si në çerdhen e fëmijëve dhe në shkolla. Deri më tani interesimi nuk ka qenë i madh dhe nuk kemi numër të saktë të nxënësve të cilët do të regjistrohen në klasë të parë. Presim që numri i tyre të dihet në muajin shtator”, tha Salihu .

Në komunën e Bujanocit funksionojnë 10 shkolla fillore, vitin shkollor 2017/2018 e kanë vijuar 383 nxënës në klasën e parë kurse numri i nxënësve të cilët do të regjistrohen është në rënie të vazhdueshme. /Titulli.com/

 

 

 

Komuna e Bujanoci përgatit projekt për ujërat e zeza në konkursin e BE-së
Përfundon kuizi fetarë nga shoqata "Ditura" në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration