Krerët e shtetit urojnë për marrëveshjen Shkup-Athinë për emrin, e quajnë inkurajues për rajonin

Nga Redaksia.B 13.06.2018 11:45

Krerët e shtetit të Kosovës kanë uruar për arritjen e marrëveshjes Maqedoni-Greqi për zgjidhjen e kontestit rreth emrit shtetëror të Maqedonisë, duke e quajtur këtë si model inkurajues për të gjithë popujt në rajon.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky është një lajm i mirë për të dy vendet dhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.

“Në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, e mirëpres marrëveshjen për çështjen e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Ky është një lajm i mirë për të dy vendet dhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Është një mundësi e re për të forcuar edhe më shumë paqen dhe stabilitetin në tërë rajonin tonë”,  shkruan Thaçi.

Edhe kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se marrëveshja e arritur ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë rreth emrit shtetëror të Maqedonisë është një lajm i jashtëzakonshëm dhe i shumëpritur për paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

“Ajo shërben si model inkurajues për të gjithë popujt fqinj, që t’i zgjidhin problemet e së kaluarës nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit. Unë jam veçanërisht i gëzuar që falë saj Republikës së Maqedonisë Veriore po i zhbllokohet rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Përgëzoj gjithashtu bashkëkombësit tanë në këtë shtet për këtë arritje si dhe i falënderoj ata për qëndrimin konstruktiv dhe pro-integrimit që kanë mbajtur vazhdimisht”, shkruan Veseli.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj i është gëzuar siç shkruan “lajmit të shumëpritur për arritjen e marrëveshjes historike për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë”

“Lidershipi i të dyja vendeve u tregua i vendosur dhe vizionar për të kontribuar në përmbylljen e një çështjeje të hapur të Ballkanit Perëndimor. Çdo lajm i mirë nga rajoni ynë, na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat Euro-Atlantike të cilat bashkërisht i synojmë. Uroj që në këtë frymë konstruktive të përmbyllen të gjitha temat tjera historike të mbetura hapur nga e kaluara në Ballkan”, shkruan Haradinaj. 

Nga Redaksia.B 13.06.2018 11:45
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.