Vazhdimi i restaurimit në “Eminxhik” peng i projektit të ri

Nga Redaksia.B 13.06.2018 10:45

Qysh prej pjesës së dytë të muajit tetor të vitit që shkoi, ajo që njihet si shtëpia e familjes në kompleksin “Eminxhiku” mbetet e paqasshme për vizitorë.

Ndërhyrja për ta konservuar e restauruar këtë shtëpi tradicionale ka ngecur tash e gjashtë muaj, shkruan sot “Koha Ditore”. Qysh prej fundit të dhjetorit, objekti ka mbetur i rrethuar me najlon si vendpunishte në të cilën nuk punon askush.

Veç ajo që njihet si shtëpia e zjarrit është e hapur për vizitorët e Muzeut Etnologjik të Prishtinës, që për disa vite me radhë mbetet monumenti më i vizituar në të gjithë vendin. Fundi i shkurtit ishte paraparë si afat kur punonjësit do t’i ktheheshin restaurimit e konservimit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Muzeu i Kosovës e as Ministria e Kulturës ende nuk kanë afat për rifillimin e punimeve. E se kur i gjithë objekti do të jetë i qasshëm për vizitorë, mund të parashikohet tek në vitin e ardhshëm.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj, ka thënë se duhet të ndërrojë qasja sa i përket vazhdimit të ndërhyrjes në këtë ndërtesë. Sipas tij, gjendja e re që është paraqitur gjatë gërryerjes së mureve kërkon një projekt të ri. Projektin e restaurimit e konservimit të këtij kompleksi e kishte realizuar Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e Prishtinës, më 2016.

Nga Redaksia.B 13.06.2018 10:45
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.