Hap që duhet përshëndetur, KF Kosova e Gjenevës shuan ekipin e tij të dytë

Nga Redaksia.B 13.06.2018 10:21

Pas rrahjes së përgjithshme të dielën në mëngjes në Versoix, kryesia e klubit të Gjenevës shpërbeu ekipin e tij të dytë. Kryesia e KF Kosova është e pamëshirshme me anëtarët e saj.

Të martën ajo ka njoftuar se do të tërheq menjëherë ekipin e saj të dytë, i cili luante në ligën e katërt. Vendimi është marrë urgjentisht nga kryesia e klubit natën e së hënës, pas zënkës së përgjithshme të mëngjesit të së dielës në Versoix, përcjell albinfo.ch.

Një konflikt i rëndë shpërtheu në fund të finales së kampionatit të ligës së katërt, me ç`rast dy lojtarë të Versoix u plagosën rëndë. Kosova, e cila sikurse edhe Versoix ishte promovuar në ligën e tretë, nuk do të marrë pjesë në këtë kategori garash.

Në komunikatën e tij, klubi në veçanti shkruan: “Në perspektivën e vetëkritikës, ne shprehim vendosmërinë tonë dhe kemi marrë masa radikale, që janë aq të dhimbshme  edhe për ne. Ne sinqerisht shprehim keqardhje dhe shqetësim për ngjarjet që u shkaktuan gjatë ndeshjen finale të ligës së katërt, duke iu dëshiruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Sjellja e papranueshme e disa individëve është një shqetësim i vërtetë kundër FC KOSOVËS dhe imazhit të lojtarëve, si dhe përkrahësve tanë. Këto veprime të mjerueshme sjellin një amalgam mes disa individëve të papërgjegjshëm dhe shumicës dërmuese të lojtarëve dhe mbështetësve tanë që kanë treguar ndjenjën e tyre të përgjegjësisë”, përcjell tutje albinfo.ch.

Presidenti i FC Kosova, Selajdin Salihu, i cili gjithmonë ka mohuar natyrën raciste të fyerjeve që kinse janë shqiptuar nga njëri prej lojtarëve të tij para se të fillojë zënka, insiston në këtë pikë. Ai tregon se “askund në raportin e arbitrit që na është dërguar nuk është përmendur fjala Negro”.

Nga Redaksia.B 13.06.2018 10:21
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.