Në bazën "Jug" të Bujanocit kanë filluar stërvitjet ushtarake ndërkombëtare
Lokale

Në bazën "Jug" të Bujanocit kanë filluar stërvitjet ushtarake ndërkombëtare

13.Jun.2018 09:16
0
Në Bujanoc kanë filluar ushtrimet ndërkombëtare ushtarake "Ujku Platinum 2018", e cila do të zgjasë deri më 22 Qershor.

Po marrinë pjesë 500 oficerë , nënoficerë dhe ushtarë të forcave të armatosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Mbretëria e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Rumania, Mali i zi dhe Serbia, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, transmeton Titulli.com. 

Ushtrimi nga tema “ taktikat, teknikat dhe procedurat në operacionet shumëkombëshe - armë jo-vdekjeprurëse” dhe “operacione paqeruajtëse”, pjesëtarët e ushtrive pjesëmarrëse do të ushtrojnë përdorimin e armëve jo-vdekjeprurëse si dhe procedurat dhe veprimet kur angazhohen në operacione ndërkombëtare në një mjedis ndërkombëtar. 

Qëllimi është që nëpërmjet ushtrimeve të përmirësohet ndërveprimi, mirëkuptimi i ndërsjellët i anëtarëve të ushtrive të vendeve partnere në nivel taktik në rrjedhën e operacioneve të mbështetjes së paqes në nivel ndërkombëtarë, thuhet në deklaratë.  

Ushtrimet të cilat janë duke u bërë në terrenin e trajnimeve “Borovac” në bazën “Jug” të komunës së Bujanocit i ka hapur Koloneli Slobodan Stopa, komandant i Brigadës së Katërt të Ushtrisë dhe oficer i ushtrimit të planifikimit. 

“Si vendas, ne do sigurohemi që ju do të vizitoni monumentet e rëndësishme historike, që paraqesin ushtrinë e Serbisë”, ka thënë kolonel Stopa.

Ceremonia e hapjes zyrtare të stërvitjes “Ujku Platinum 2018” u ndoq nga komandant Goran Stamenkoviq nga komanda e ushtrisë tokësore, udhëheqësi i ushtrimeve kolonel Sladjan Stamenkoviq zëvendës komandant i njësive të qendrës së trajnimit për operacione shumëkombëshe, gjeneral-lejtnant Ivan Simonoviq dhe komandantët e njësive nga Bujanoci, ka shtuar Ministria e Mbrojtjes./Titulli.com/

Sheshi i Bujanocit do të ketë hapësirë shtesë për këmbësorë, 8 milion dinarë projekti
Komuna e Preshevës njoftim për programin e subvencioneve për vetëpunësim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration