RTV “Lugina” mediumi i ardhshëm i integruar shqiptar

Nga Redaksia 14.10.2014 13:29

Artikujt më të lexuar

Artikujt e ngjashëm

Digjitalizimi dhe privatizimi i mbështetur me ligj, është sa pozitiv aq edhe negativ, paraprakisht mundësitë materiale për digjitalizim janë të vogla, thotë kështu drejtori i RTV “Presheva”, Reshat Neziri.

Ai në një intervistë dhënë Portalit Informativ-TITULLI shpjegon edhe mundësit për themelimin e një mediumi të integruar që do të quhet RTV “Lugina”.

“Komisioni për media pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar, ndoshta nuk ka bërë mjaftë por mendoj se ndoshta edhe nuk ka pasur mundësi më tepër të bëjë, gjithashtu sa i përket rolit të RTP-së mendojë se është medium publik lokal është i pakontestueshëm dhe pozitiv”, deklaroi Neziri.

 Në çfarë niveli është gazetaria- apo informimi shqip në Luginë të Preshevës? 

NEZIRI: Gazetaria dhe në përgjithësi informimi shqip në Luginë të Preshevës për momentin është mesatarishtë i kënaqshëm. Informimi shkruar ka mangësi nga fakti se në Luginë nuk janë prezentë të gjitha gazetat dhe revistat që shtypen në Kosovë (vetëm disa), andaj duhet insistuar që ato të sillen në Luginë. Kurse ato elektronike kanë një qasje më të mirë, por edhe mediumet vendore lokale publike dhe private po e mbulojnë këtë fushë mjaftë të rëndësishme për qytetarët e Luginës së Preshevës.

 

A mundë të na përshkruani me pak fjalë një historik të shkurtër të punës, suksesit, numrit të punëtorëve dhe rolit të mediumit që udhëhiqni? 

NEZIRI: RTV Presheva funksionon nga viti 2001 dhe pati vështirësi dhe pengesa të ndryshme gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie. Një meritë e veçantë i takon themeluesit dhe drejtorit të atëhershëm z. Behlul Nasufit, por edhe atyre pas tij Abdulla Mehmetit dhe Zeqirja Nezirit.

Kurse unë e udhëheq këtë institucion publikë prej vitit 2009 dhe kemi bërë një punë jashtëzakonisht të mirë me stafin e RTP-së, por jo edhe më të mirën, nga fakti se mundemi edhe më tepër. Jemi 27 punëtorë dhe mendoj se ky staf është mjaftë mirë i përgatitur profesionalisht. RTP-ja ka kushte shumë të mira për punë dhe është me hapësira e mjete të punës shumë të mira. Roli i RTP-së si medium publik lokal është i pakontestueshëm dhe pozitiv. Po them pozitiv sepse RTP-ja është medium më i paanshëm në Luginë të Preshevës. Qytetarët e Preshevës janë të lidhur shumë me këtë medium si me radion ashtu edhe me TV-në.

 

Sa jeni të kënaqur me punën që ka bërë komisioni për media pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar? 

NEZIRI: Komisioni për media pranë Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, ndoshta nuk ka bërë mjaftë por mendoj se ndoshta edhe nuk ka pasur mundësi më tepër të bëjë. Mundësitë e bërjes së diçkaje në çdo fushë por edhe në informim për ne në Luginë janë shumë të vogla, por nuk duhet të dorëzohemi së paku duhet tentuar për të bërë diçka më tepër. 

 

Ka filluar digjitalizimi i televizioneve në Serbi dhe tani edhe procesi i privatizimit, si i sheh këto ndryshime  RTV “Presheva” ? 

NEZIRI: Digjitalizimi dhe privatizimi i mbështetur me ligj, është sa pozitiv aq edhe negativ. Paraprakisht mundësitë materiale për digjitalizim janë të vogla. Kurse privatizimi i dy mediumeve publike në Luginë do të ketë efekt negativ nëse ndodhë ai privatizim. Përveç mbetjes së papunë të këtyre punëtorëve mendoj se mediumet private janë të paqëndrueshme me vende me numër të vogël të banorëve dhe në viset me një ekonomi jo stabile dhe të varfër.

Ne si medium mendojmë se duhet të gjenden mundësitë ligjore ose nëpërmjet Këshillave Nacionale që mediumet në gjuhën e pakicave të vazhdojnë punën por jo në këtë formë. Në Luginë të Preshevës flitet për një medium publik për shqiptarët. Ai do të quhej RTV “Lugina” ku selinë do ta ketë në Preshevë me redaksinë e saj edhe në Bujanoc. 

 

Duke i pasur parasysh vështirësitë e funksionimit të Televizioneve, sipas mendimit tuaj a mundë të funksionojë një televizion në gjuhën shqipe me një redaksi të integruar në Luginë? 

NEZIRI: Po, Radiotelevizioni i ardhshëm dhe më reali do të ishte “RTV Lugina” ku do të financohej nga dy buxhetet e komunave me shumën ligjore që i takon nga mjetet materiale për informim, që më duket se është afër 2% e buxhetit të përgjithshëm të komunës dhe me mjetet e Këshillit Nacional, me redaksitë në Preshevë e Bujanoc, por me një informim real dhe të paanshëm. 

Në emër të RTV Presheva përshëndes redaksinë tuaj, dhe ju uroj për punën që po bënë portal juaj medial, Titulli.com .

Nga Redaksia 14.10.2014 13:29
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.