Trump i drejtohet botës pas takimit me Kim Jong-Un: Çdokush mund të bëjë luftë, por vetëm të guximshmit e sjellin paqen (Video)

Nga Redaksia.B 12.06.2018 12:57

Presidenti amerikan Donald Trump i është drejtuar botës pas takimit historik me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un në Singapor.

Trump ka thënë se Koresë së Veriut do t’i hiqen  sanksionet kur armët bërthamore të mos jenë më faktor për këtë vend, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme që bota të jetë më e sigurtë.

“Nëse mundem t’i shpëtojë milionë jetë njerëzish duke u shfaqur në këtë takim, atëherë është nderë për mua ta bëjë këtë”, ka deklaruar ai.

Trump është “pajtuar” menjëherë me Kimin: “Nganjëherë këtë gjë e nuhasni në sekondën e parë”.

Ai gjithashtu ka pranuar se përgatitjet për takimin e shumëpritur kanë zgjatur plotë tre muaj. Trump njëherit ka shfrytëzuar rastin të falënderojë liderët e Singaporit dhe Kinës që ndihmuan në organizimin e samitit.

“Kanë qenë orë të gjata. Po qëndroj para jush me porosinë për paqe dhe shpresë. Jemi të gatshëm të shkruajmë historinë dhe të përmirësojmë raportet mes popujve tonë”, ka shtuar presidenti amerikan.

Trump tha se Koreja e Veriut tashmë ka shkatërruar një pjesë të armëve të saj nukleare.

“Kim e ka rastin të sigurojë një të ardhme më të mirë për popullin e tij. Çdokush mund të zhvilloj një luftë, por vetëm të guximshmit mund ta sjellin paqe”, ka shtuar i pari i Shtëpisë së Bardhë.

Ai është i bindur se kjo është një ditë e madhe për gjithë botën, ndërsa duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump tha se Kim është shumë i talentuar për faktin se është i ri në moshë dhe udhëheq me vendin.

Ndërkaq i pyetur për dokumentin e nënshkruar nga të dyja palët, Trump ka thënë se dokumenti nënkupton denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut, duke u zotuar se SHBA-të nuk do të vazhdojnë ushtrimet e përbashkëta me Korenë e Jugut.

“Do të tërheqim ushtarët tanë, dua t’i kthej në shtëpi”, ka shtuar Trump gjatë konferencës për gazetarë.

Ai është zotuar se do t’i jep fund “lojërave luftarake” të cilat i cilëson si “shumë provokative”, dhe se me këtë veprim do të kursehen shumë të “majme të hollave”.

Lideri verikorean i ka premtuar presidentit amerikan se do të shkatërrojë poligonin e madh për testimin e motorëve të raketave.

“Koreja e Veriut tashmë ka filluar me shkatërrimin e poligonit të madh për testimin e motorëve të raketave”, ka shtuar Trump.

Trump është i bindur që Kim Jong-Un, do të respektoj marrëveshjen e nënshkruar nga të dy.

Sipas Trumpit, Kim ka biseduar edhe për respektimin e të drejtave të njeriut në vendin e tij, si dhe e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe se lideri i Koresë së Veriut e ka pranuar ftesën, por se vizita do të duhet të zhvillohet kur “të dy vlerësojnë se ka ardhur koha”. 

 

Nga Redaksia.B 12.06.2018 12:57
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.