Takim i ngrohtë dhe rikonfirmim i miqësisë gjermane-shqiptare

Nga Redaksia.B 12.06.2018 12:49

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes z. Thomas Silberhorn, zja. Melanie Huml, Ministre e shëndetësisë së Bavarisë, një nga Kryetarët e Bashkisë së Bambergut z. Wolfgang Metzner, e personalitete tjera të rëndësishme u pritën me këngë e valle të shoqatës “Rinia” nga Siegen.

Në pjesën më të bukur të qytetit Bamberg në Bavarinë veriore, të shtunën jehonin tingujt e muzikës shqipe. Në një nga adresat më të preferuara të këtij qyteti me shumë monumente të mbrojtura nga UNESCO, shoqata e posathemeluar kulturore gjermano-shqiptare ”Dardania”, kishte mbledhur bashkë komunitetin gjerman dhe atë shqiptar.

Ky manifestim i cili shënonte riaktivizimin e një shoqate të vjetër shqiptare, ishte më shumë se kaq. Ishte një lloj falënderimi për popullin gjerman por edhe një vërtetim për miqësinë gjermano-shqiptare në këtë qytet. Kjo mbrëmje ishte  vazhdim i dialogut të  vendasve me bashkëqytetarët e tyre shqiptarë të cilin më së miri e përshkroi një mysafir gjerman me fjalët e tij: “Në këto kohëra është me rëndësi të bisedojmë me njëri tjetrin e jo për njëri tjetrin”.

Rreth 700 shqiptarët e Bambergut qysh me dekada kanë marrë pjesë aktive në sfera të ndryshme të jetës. Më shumë si individë e pastaj të bashkuar një shoqatë kulturore e cila para shumë vitesh kishte ndërprerë aktivitetin e saj për të ringjallur atë këtë vit si shoqatë me emër të ri.

“Themelimi i shoqatës, krahas qëllimit për ruajtjen e gjuhës shqipe, promovimin e kulturës si dhe nxitjen e shkëmbimit kulturor mes trojeve shqiptare dhe Gjermanisë, ka edhe qëllimin që punën që deri më tash e kemi kryer si individë apo grupe të vogla, ta vazhdojmë të bashkuar si shoqatë” flet Florim Gashi, kryetar i shoqatës, një aktivist i palodhshëm në këtë qytet.

“Ndihma në forma të ndryshme për refugjatët shqiptarë që janë të shumtë në qendrën për pranimin e azilkërkuesve në këtë qytet, integrimi i tyre por edhe kujdesi për ta mbas riatdhesimit në vendet nga kanë ardhur, janë po ashtu pjesë e aktiviteteve tona” vazhdon Gashi duke shtuar se “komuniteti shqiptar është poashtu pjesëmarrës në organizime sportive e kulturore të qytetit.“

Respektin e madh për kontributin e shqiptarëve në Bamberg e tregon prania e rreth 120 mysafirëve ku më shumë se gjysma e tyre ishin gjermanë.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes z. Thomas Silberhorn, zja. Melanie Huml, Ministre e shëndetësisë së Bavarisë, një nga Kryetarët e Bashkisë së Bambergut  z. Wolfgang Metzner, e personalitete tjera të rëndësishme u pritën me këngë e valle të shoqatës “Rinia” nga Siegen.

Edhe tavolina me ushqime shqiptaro-gjermane u prit mirë në ngjarjen e cila nuk kishte karakter politik ku morën pjesë edhe Atasheu ushtarak i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin z. Xhavit Sadrija, z. Agron Maloku nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Frankfurt si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme.

Nga Kosova ishin të pranishëm Kryetari  i “Vetëvendosjes” z. Albin Kurti, zëvendësministri Isni Kilaj, etj.

Në takim u lexua edhe letra përshëndetëse e Ministrit të punëve të Brendshme të Bavarisë z. Joachim Herrmann e cila e gëzoi pa masë organizatorin Gashi i cili nuk fsheh dëshpërimin për mospjesëmarrjen e politikanëve tjerë të ftuar nga Përfaqësitë diplomatike në Gjermani si dhe nga Kosova.

“Nga shumica e të ftuarve nuk kam marrë kurrfarë lajmi.  Ata nuk e shohin të udhës as të lajmërohen se nuk mund të vijnë. Prandaj më gëzon edhe më shumë letra  e MPB të Bavarisë i cili kërkoi ndjesë  që nuk është sontë këtu“ flet Gashi i cili shpreson që në të ardhmen komunikimi me Ambasada dhe Konzullata të jetë më i mirë por edhe pret ndihmë nga ata në realizimin e projekteve të shoqatës në të ardhmen.

Performaca e shkëlqyer e Flaka Gorancit (këndim) nga Vjena dhe Desar Sulejmanit (piano)  nga Essen, i ofroi mbrëmjes  miqësore gjermano-shqiptare edhe një ngjyrë të veçantë muzikore dhe u  prit jashtëzakonisht mirë.

Nga Redaksia.B 12.06.2018 12:49
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.