“Çmimi Muslim Mulliqi” mëton të shtjellojë histori nëpërmjet artit

Nga Redaksia.B 12.06.2018 09:42

Galeria Kombëtare e Kosovës e ka hapur thirrjen publike për edicionin e dymbëdhjetë të ekspozitës ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi” për vitin 2018.

Që nga e hëna e deri më 8 gusht ky institucion do të pranojë punime nga të gjitha mediumet e arteve bashkëkohore, që reflektojnë konceptin kuratorial, shkruan sot “Koha Ditore”. E për këtë edicion kuratorja Iara Boubnova synon që nëpërmjet artit të kujtohet historia.

“A janë histori kujtimet tona?” është titulli i edicionit të sivjetmë. Boubnova është kritike e kuratore, drejtoreshë e Institutit për art bashkëkohor në Sofje. Ka marrë pjesë në shumë bienale të artit nëpër vende të ndryshme dhe është fituese e disa çmimeve.

Sipas konceptit kuratorial, në botën e sotme çdo gjë ndryshon tërë kohën. “Duket se as e kaluara nuk është statike. Historia, kujtesa dhe përkujtimi janë objekt studimi i historianëve, antropologëve, sociologëve, filozofëve, historianëve të artit dhe letërsisë, po aq sa janë edhe shënjestër dhe material për manipulim politik”, shkruhet në konceptin kuratorial.

Ekspozita “Çmimi Muslim Mulliqi” tashmë është shndërruar në një organizim tradicional e që mbahet për çdo dy vjet. Në edicionin e kaluar, më 2016 artistin Fani Zguro, kishte ricikluar punimet e hershme të tij, të cilat vinin si thirrje për ta kujtuar të kaluarën, një fazë të jetës së tij.

Nga Redaksia.B 12.06.2018 09:42
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.