Njoftimet e Facebook tani vijnë edhe në Instagram

Nga Redaksia.B 12.06.2018 09:20

Një përditësim i Instagramit po i njofton përdoruesit për të rejat e tyre në Facebook, dhe kjo nuk është pritur mirë nga fansat e kësaj platforme.

Ky rifreskim, që vetëm disa nga përdoruesit e Instagramit e kanë parë, ka shtuar një ikonë të vogël të Facebook-ut në faqen e tyre të profilit.

Klikimi në atë ikonë aktivizon aplikacionin e Facebook-ut, ndërkaq nëse klikoni në atë ikonë për herë të parë, dhe nëse llogaria juaj në Instagram nuk është e lidhur me atë në Facebook, atëherë ju vjen njoftimi që thotë: Instagram do që ta hapë Facebook-un.

Sipas mediumit Mashable, ky opsion i ri është duke u testuar nga Instagrami, dhe kjo gjë është konfirmuar nga një zëdhënës i kësaj kompanie.

Nga Redaksia.B 12.06.2018 09:20
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.