Dy romane të panjohura të Faik Konicës

Nga Redaksia.B 12.06.2018 09:13

Ai është një nga intelektualët më të njohur shqiptar të fillimshekullit të XX.

Shumë i njohur për shkrimet e tij, polemikat dhe punën e tij si diplomat, Faik Konica ishte një erudit i jashtëzakonshëm, për të cilin Guillaume Apollinaire thoshte se i njihte 200 gjuhë.

Profilit të tij poliedrik i është shtuar edhe një dimension i panjohur, ai i një prozatori, autor romanesh.

Kjo pasi që studiuesi Fotaq Andrea, ka zbuluar dy romane të panjohura të Faik Konicës, të cilat ai i kishte shkruar në gjuhën frënge.

Të botuara në një vëllim dhe me pseudonimin Gjoni i Krujës, këto dy romane janë përkthyer po nga Fotaq Andrea.

I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, botuesi i tyre në shqip Krenar Zejno, ka thënë se ky lajm do të duhej të bënte shumë më shumë bujë dhe të merrte më shumë vëmendjen e publikut.

“Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri dhe Mitka” janë titujt e këtyre dy romaneve të Faik Konicës, alias Jean de Kroia.

Nga Redaksia.B 12.06.2018 09:13
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.