Halimi dhe Kamberi morën pjesë në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Nga Redaksia 11.06.2018 09:44

Kryetari dhe nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi morën pjesë në seancën solemnde në nder të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Politikanë dhe drejtues të lartë shtetërore të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, u mblodhën këtë të diele në Prizren, në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në oborrin e shtëpisë së takimit historik, kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Ilir Meta dhe përfaqësues së familjes Jashari, vendosën gurthemelin e kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes.

Më pas u mbajt edhe një seancë solemne në përkujtim të 140 vjetorit të kësaj dite të shënuar në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 

Seanca nisi nën himnin kombëtar. 

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh se “pa këtë Lidhje, shqiptarët nuk do të kishin as 28 nëntorin e vitit 1912 dhe as lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës”

“Qershori është muaji i ngjarjeve të mëdha të historisë sonë kombëtare. Sot, në kryeqytetin historik të shqiptarëve, në Prizrenin e krenarisë tonë kombëtare, na ka bashkuar kujtimi për njërën prej këtyre ngjarjeve madhështore – Lidhja e Prizrenit. 140 vite më parë, në këtë vend ku qëndrojmë sot, u mblodhën përfaqësuesit e të gjithë trevave shqiptare…pa këtë Lidhje, shqiptarët nuk do të kishin as 28 nëntorin e vitit 1912 dhe as lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës”, tha Veseli. 

 Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi rëndësinë e proceseve që do ta bëjnë vendin të ecë i sigurt drejt të ardhmes, por edhe për dialogun me Serbinë që duhet të përfundojë me njohjen reciproke të të dy vendeve.

“Për t’u përmbyllë lufta e vitit 1999 mes Kosovës dhe Serbisë, luftë që i ka lënë Kosovës shumë plagë, e vetmja mënyrë është pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve. Pajtimi duhet të vijë me njohje dhe pa pazare të ndyta tjera në dëm të shqiptarëve, përndryshe shqiptarëve nuk u mbetet rrugë tjetër përveç krijimit të një vlere te re”, u shpreh  Haradinaj.

 

140 vjet më parë, më 10 qershor të vitit 1878, në Prizren u takuan 300 delegatë nga të gjitha trojet shqiptare, pa dallime fetare, me qëllim hedhjen e bazave të kombit shqiptar, pasi Traktati i Shën Stefanit i nënshkruar mes Rusisë dhe Turqisë, nuk e njihte ekzistencën e Shqipërisë, territori i së cilës ishte i ndarë mes shteteve fituese.

 

Nga Redaksia 11.06.2018 09:44
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.