Gabimet në lëkurë që duhet evituar në plazh

Nga Redaksia.B 08.06.2018 09:06

Në luftën kundër plakjes, ne nuk po mbrohemi ashtu si duhet nga rrezet ultravjollcë.

Të gjithë e dimë se duhet të përdorim SPF, por problemi është se nuk po e përdorim si duhet. Çfarë po bëjmë gabim?Së pari, pjesa më e madhe prej nesh gjëja e parë që bëjmë në mëngjes është të vendosim kremin kundër diellit. Problemi është se kremi duhet të lidhet me lëkurën që të bëhet efektiv, dhe për këtë duhet aplikuar të paktën 30 minuta para se të ekspozohemi në diell. Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë lëkura jonë mbetet e pambrojtur për disa orë, transmeton kp.

Së dyti, një tjetër problem i madh është se nuk po e përdorim mjaftueshëm. Shumë prej nesh përdorin gjysmën ose më pak të sasisë së duhur për një mbrojtje të përshtatshme nga dielli. Ekspertët këshillojnë 2 mg për cm2, që është e barabartë me një lugë gjelle nga produkti për të gjithë trupin tuaj.

Së treti, ne nuk vendosim krem kundër diellit çdo 2-3 orë për të qenë të mbrojtur gjithë ditën.

Së katërti, nuk e përdorim kremin në të gjitha pjesët. Shumë prej nesh mundohen të evitojnë përdorimin e produktit përreth syve, aty ku lëkura është më e hollë dhe shfaqen shenjat e moshës që në fillim.

Dhe e fundit, shumë prej nesh mendojnë se lëkura ka nevojë për mbrojtje nga dielli në ditë me mot të kthjellët. Por duhet të dini që dhe kur është vrenjtur rrezet ultravjollcë janë ende të pranishme, prandaj është e rëndësishme të parandalojmë ekspozimin në çdo kohë gjatë ditës dhe gjatë vitit.

Nga Redaksia.B 08.06.2018 09:06
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.