Kërkohen pjesëmarrës shqiptarë për një studim në Zvicër

Nga Redaksia.B 07.06.2018 14:05

Instituti i Shkencave Politike në Cyrih është duke bërë përgatitje për intervistim personal të personave me prejardhje shqiptare për identitetin e tyre shqiptar dhe zviceran. Ata edhe më tej janë në kërkim të personave, të cilët do të jenë pjesë e këtij studimi.

“Instituti i Shkencave Politike në Universitetin e Cyrihut është duke planifikuar një studim për të hulumtuar identitetin e personave migrantë me prejardhje shqiptare. Për studimin tonë aktual, me dëshirë do t`i intervistonim personat me prejardhje migirimi shqiptare, në një intervistë personale. Do të përpiqemi që pjesëmarrësit t`i intervistojmë lidhur me përvojat e tyre me diskriminimin, kuptimin e tyre të integrimit, kulturën dhe identitetin shqiptar e mysliman, por edhe lidhshmërinë e tyre me Zvicrën”, shkruajnë nga Instituti.

Intervista zgjat rreth gjysmë ore. Organizatorët janë të gatshëm të udhëtojnë edhe në vende të tjera për të biseduar me njerëz në vendngjarje. Intervistat kanë filluar të realizohen nga 16 prilli i këtij viti. Natyrisht se të dhënat nga intervista do të anonimizohen dhe shqyrtohen në mënyrë absolutisht të besueshme.

Po qe se keni interes për pjesëmarrje në studimin e këtij instituti, mund të paraqiteni në këto adresa – e-mail: blerta.salihi@uzh.ch ose siczek@ipz.uzh.

Nga Redaksia.B 07.06.2018 14:05
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.