Sëmundjet që shkaktohen nëse nuk hani gjë tjetër përpos pemë

Nga Redaksia.B 07.06.2018 13:55

Pemët janë të shëndetshme dhe ky është fakt. Ato janë të mbushura me antioksidues, fibra, vitamina dhe minerale.

Më e rëndësishmja është se ato nuk kanë kolesterol fare, e këto të gjitha janë arsye se përse duhet t’i përfshini pemët në shujtat tuaja ditore, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nëse mendoni se nëse nuk hani asgjë tjetër përveç pemëve ju do të jeni të shëndetshëm, e keni shumë gabim.

Vetëm se pemët janë të mbushura me nutrientë kjo nuk do të thotë se e furnizojnë trupin me të gjithë nutrientët për të cilët ka nevojë në baza ditore.

Mos harroni rëndësinë e të pasurit një dietë të balancuar mirë, e cila është e përbërë nga lloje të ndryshme të ushqimit që dhurojnë nutrientë të ndryshëm.

Këto janë disa prej gjërave që mund të ndodhin nëse nuk hani gjë tjetër përveç pemëve:

Osteoporoza

Kalciumi është mineral i cili ndihmon në forcimin e eshtrave. Disa prej burimeve më të mira të kalciumit janë qumështi, djathi, jogurti, salmoni, arrat, farat, etj.

Nëse hani veç pemë, ju dështoni të merrni sasi të mjaftueshme të kalciumit.

Nuk ia plotësoni nevojat trupit

Pra, po e përsërisim prapë: pemët nuk i përmbajnë të gjitha vlerat ushqyese që i nevojiten trupit në baza ditore për të qëndruar në formë optimale. Për shkak të kësaj, ju shumë lehtë mund të përfundoni me probleme të ndryshme për shkak të ushqimit të dobët.

Sistem më të dobët të imunitetit

Edhe pse është e vërtetë se pemët janë të pasura me vitaminë C e cila e forcon sistemin e imunitetit, prapëseprapë është shumë e mundshme që sistemi juaj i imunitetit të dobësohet nëse futeni në një dietë vetëm me pemë.

Kjo për shkak se pemët nuk e furnizojnë trupin me yndyrë, dhe juve ju nevojitet yndyra në mënyrë që trupi të jetë i aftë t’i absorbojë nutrientët e caktuar, shumica prej të cilëve ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit.

Ligështoheni

Është fakt se shumica e pemëve janë burim i mirë i kalorive. Por nëse dieta juaj nuk përmban gjë tjetër përpos pemë, atëherë është shumë e mundshme të ndiheni të lodhur, të dobët dhe të mos keni fuqi t’i kryeni aktivitetet fizike.

Kjo për shkak se pemët nuk e furnizojnë trupin me proteinë, e cila nevojitet për ndërtimin dhe forcimin e muskujve. Është e mundshme që muskujt të tkurren nëse nuk i shtoni mjaftueshëm proteinë dietës tuaj. 

Nga Redaksia.B 07.06.2018 13:55
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.