Zbulohet metoda e re: Femrat që hyjnë herët në menopauzë do të mundë të mbeten shtatzënë

Nga Redaksia.B 07.06.2018 09:22

Hulumtuesit amerikanë nga Universiteti August në Georgia e zbuluan një trajtim i cili i anulon simptomat e menopauzës së hershme, gjë që do t’ua mundësojë femrave që përballen me këtë problem për të mbetur shtatzënë.

Qelizat burimore nga palca kurrizore u injektuan në vezoret e 33 femrave të cilat hynë në menopauzë të hershme, dhe pas gjashtë muajsh përsëri filluan të kishin cikël menstrual. Kjo terapi mund të përdoret gjithashtu si zëvendësim për terapinë hormonale, transmeton koha.net.

"Anulimi i parakohshëm i vezoreve (POF) është një situatë sfiduese për shkak të humbjes së funksionit ovarian tek femrat më të reja se 40 vjet. Kjo është një diagnozë traumatike në jetën e hershme riprodhuese, e cila çon në simptoma postmenstruale dhe infertilitet. Kur këto paciente dëshirojnë të mbeten shtatzënë, opsioni i vetëm është të marrin vezore nga donatorët, por shumë femra për arsye të ndryshme fetare, kulturore dhe etike duan t’i përdorin vezoret e tyre", tha prof. Prosper Igboeli.

Pasi që e pranuan injektimin e qelizave burimore, niveli i estrogjenit tek këto femra u rrit, që është arsyeja se pse pas gjashtë muaj ato sërish filluan të kishin menstruacione. Të gjitha këto femra tani po përpiqen të mbesin shtatzënë.

Shkencëtarët pohuan se po punojnë aktivisht në studimin e kësaj metode, ndërsa të dhëna shtesë do të publikohen në fund të këtij muaji.

Nga Redaksia.B 07.06.2018 09:22
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.