Në tregun gjerman të punës shqiptarët janë më të diskriminuar, spanjollët më të vlerësuarit

Nga Redaksia.B 06.06.2018 12:57

Aplikuesit për punë më të diskriminuar në tregun gjerman janë ata me rrënjë shqiptare. Spanjollët në anën tjetër janë më të vlerësuar sesa edhe vetë gjermanët, shkruan në raportin e Qendrës Shkencore për Studime Sociale në Berlin (WZB). Raporti është publikuar të martën, informon albinfo.ch.

Studimi ka analizuar 6000 aplikues fiktivë me prejardhje të ndryshme mes viteve 2014 dhe 2016, shkruan albinfo.ch. Shumica aplikonin për punë si kuzhinier, mekaniçar ose shitës. Studimi përveç origjinën e prindërve ka marrë parasysh edhe përkatësinë fetare.

Në kohën kur personat vendas merrnin 60 përqind të përgjigjeve pozitive, ata me prindër emigrantë kishin 51 përqind përgjigje pozitive – me të njëjtin kualifikim.

Njerëzit me rrënjë nga Afrika dhe vendet muslimane diskriminoheshin edhe më tepër. Si shembull, aplikuesit me origjinë shqiptare merrnin ftesë në intervistë ose ndonjë telefonatë të dytë për pyetje shtesë vetëm 41 përqind. Ngjashëm negativisht trajtoheshin edhe aplikuesit pakistanezë, domenikanë, etiopianët dhe marokenët.

Diçka kurioze ishte se aplikuesit me emra spanjollë si Alvaro ose Alma Martínez merrnin 73 përqind të përgjigjeve pozitive në pranimin e punës. Në vendin e dytë qëndronin japonezët, më pas polakët dhe zviceranët. Gjermanët qëndronin në vend të pestë.

Pra siç përfunduan studiuesit, punëdhënësit më shumë ishin të interesuar në vlerat dhe kulturat e punëkërkuesit, sesa dallimet e shkollimit.

Studiuesit e përmbyllën analizën se në kohët e ndryshimeve demografike është me interes që të ketë konkurrencë të lirë dhe shansë të barabarta për të gjithë punëkërkuesit – pavarësisht se çfarë emri kanë ose nga ku kanë emigruar prindërit e tyre.

Nga Redaksia.B 06.06.2018 12:57
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.