Shqiprimi me nxënës do të ekspozojë  215 piktura në Bujanoc
Lokale

Shqiprimi me nxënës do të ekspozojë 215 piktura në Bujanoc

06.Jun.2018 10:52
0
Organizohet ekspozitë në shtëpinë e kulturës në Bujanoc nga nxënësit të cilët kanë ndjekur kursin e artit me prof.Shqiprim Fejzullahu nga Presheva.

Ekspozita do të prezantohet ditën e Enjte më 7 Qërshor me fillim prej orës 17:00 dhe do të marrin pjesë 12 nxënës me gjithësejt 215 piktura të realizuara.

Shqiprim Fjezullahu , tha për Titulli.com se nxënësit janë përgatitur kohë të gjatë për këtë ekspozitë dhe se qëllimi i realizimit është që të njoftohen të gjithë me artin e realizimit.

“Kjo ekpozitë ka karakter edukativ, informues si dhe sensibilizues. Në këtë ekspozitë marrin pjesë 12 nxënës ku prezentojnë veprat e tyre. Do të realizohen veprat në artin e realizmit e jo në artin abstrakt e në stile tjera të artit” theksoi Shqiprim Fejzullahu gjatë bisedës për Titulli.com.

Ky aktivitet ngjashëm është organizuar më herët edhe në komunën e Preshevës dhe pjesëmarrësit e kanë vlerësuar të suksesshëm./Titulli.com/

Salihu: Do mundohem të komunikojë me opozitën, e mirëkuptoj gjendjen e tyre
Fillojnë përgatitjet për regjistrim në fakultetin ekonomik në Bujanoc, apliko
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration